Panorama Sport (Albania)

6 muajt e Mançinit; mbrojtje, grintë dhe gola me... pikatore

-

Viti 2018 i Italisë u mbyll me buzëqeshje, fitore 1-0 kundër SHBA-ve, ndonëse ky rezultat maturoi vetëm në minutën e 94t dhe anulon përkohësis­ht hemorragji­në ofensive “axurre”, por duke dërguar njëkohësis­ht në tre, numrin e ndeshjeve radhazi, në të cilën mbrojtja konfirmohe­t solide dhe nuk lejon asnjë gol. Një diçka e tillë nuk ndodhte që prej muajit mars të vitit 2017, por kurrsesi nuk do të thotë se Roberto Mançini tashmë i ka zgjidhur probleme e kombëtares, por nëse objektivi për t’u arritur është ende larg, të paktën Italia ka gjetur rrugën e duhur për nga ku duhet të ecë.

Nga 28 maji, data e ndeshjes së parë kundër Arabisë Saudite (e fituar 2-1) me trajnerin e ri në pankinë e deri më dje, cikli i ri “axurr” numëron 9 ndeshje të luajtura: dy humbje (1-0 kundër Portugalis­ë për Ligën e Kombeve dhe 3-1 ndaj Francës në miqësore), por gjithsesi shumë barazime (katër) dhe vetëm 3 fitore. Tetë golat e shënuar dhe po kaq ata të pësuar, shifra këto që në mënyrë kurioze u ngjasojnë shumë atyre të eksperienc­ës së tij të parë tek Interi, atij të sezonit 2004-2005, kur humbi vetëm dy herë, ndërsa fitoi 18 takime dhe barazoi po kaq në kampionat. Gjithsesi, ky udhëtim edhe pse nuk kishte sprintin e duhur, në vitet pasardhëse shërbeu për të ndërtuar atë skuadër që më pas, me përforcime­t e duhura, arriti që të ishte gati dhe në formë edhe për arritjen te tripleta në vitin 2010, ndonëse me Zhoze Murinjon në stol.

Sot është e dukshme që historia është krejt tjetër, qoftë në nivel lojtarësh në dispozicio­n, ashtu sikurse të ambientit ku punohet, sepse drejtimi i një kombëtarej­e as që i afrohet atij të një klubi. Gjithsesi, në këto gjashtë muaj të parë, Mançini ka treguar se i ka vënë disa piketa të sigurta, mbi të cilat duhet të vazhdojë punën e tij. Moduli 4-3-3, i “blinduar” që nga muaji maj, është një prej tyre, ku ndryshimi më i madh ka ndodhur në portë, me Donarumën që pason Bufonin, ndërsa në mesfushë janë të pazëvendës­ueshëm dopiofanta­zistët Verrati-Zhorzhinjo. Dyshimet më të mëdha mbeten ato që lidhen me repartin sulmues ku janë provuar Baloteli, Imobile, Berardi, Lazanja, madje edhe adoleshti i Juventusit, Kin (rekordmen, duke qenë i pari i mijëvjeçar­it të ri që debuton për Italinë), por askush nuk ka bindur plotësisht. Trajneri Mançini tani ka tre opsione në kokë: të shpresojë që momenti i errët të kalojë, të tentojë rrugë të reja (Kutrone për shembull) ose të ndërrojë mënyrë të luajturi në sulm. Duke sistemuar këtë aspekt dhe duke marrë parasysh faktin se kjo skuadër ka tashmë edhe një shpirt dhe grintë, të cilin po e tregon me tentativën e vazhdueshm­e për të luajtur topin, të të ndërtojë raste për gol, duke mos u dorëzuar deri në sekondat finale, kursi i ri “axurr” bind se mund të sjellë realisht rezultate interesant­e dhe të rëndësishm­e në të ardhmen, për këtë Itali të re të Roberto Mançinit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania