Panorama Sport (Albania)

Bajerni është "milioner", sërish rekord në arkëtime

-

Edhe në këtë sezon, ashtu si dhe ai i një viti më parë, Bajerni i Mynihut po tregon se është një klub i përsosur për sa i përket anës financiare. Një rekord i ri i vendosur nga klubi për të ardhurat nga sezoni i shkuar, plot 657.4 milionë €. Nga kjo shumë, fitimi pa zbritur taksat dhe shpenzimet tjera të detyrueshm­e, shkon në 136.5 milionë €, nga të cilat pas shlyerjes së taksave dhe detyrimeve shkojnë në buxhetin e klubit më shumë se 29.5 milionë €.

Karl- Hainc Rumenige ka komentuar këtë sukses, duke thënë se ishte shumë i kënaqur me këtë bilanc: "Jemi shumë të kënaqur me këtë sukses financiar të klubit për këtë sezon. Vitin e shkuar edhe suksesi sportiv ishte i kënaqshëm, duke fituar Bundesligë­n dhe arritur në gjysmëfina­len e Champions Ligës. Kjo tregon se financat e mira po i shërbejnë klubit për sukseset sportive dhe ky është qëllimi ynë parësor", u shpreh Rumenige që më pas falënderoi edhe disa prej anëtarëve të stafit të tij. "Dua të falënderoj Jan-Kristian Dresen, Andreas Jung dhe Jërg Vacker për profesiona­lizmin dhe përkushtim­in e tyre në arritjen e këtij suksesi në klubin tonë. Gjithashtu, dua të falënderoj të gjithë stafin e Bajernit për punën e tyre të palodhshme dhe për disa të padukshme". Bavarezët janë prej shumë vitesh të suksesshëm në bilancet e tyre, duke krijuar një buxhet të shëndoshë për të përballuar shpenzimet dhe blerjet në merkato, ndonëse ka disa sezone që blerjet "big" mungojnë. Presidenti Hënes ka premtuar disa ndryshime në sezonin e ardhshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania