Panorama Sport (Albania)

Nejmar-Mbape rrezikojnë Liverpulin

"O Ney" thuajse 100% jashtë ndeshjes vendimtare, 19-vjeçari ka shanse të pakta

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mund të ishte një e martë e zezë, por që 24 orë më vonë është bërë gri, me ndonjë shpresë optimizmi. Në mbrëmjen e së martës, PSG humbi fillimisht braziliani­n Nejmar dhe pastaj francezin Mbape për shkak të dy dëmtimeve që trembën shumë. I pari doli pas disa minutave në miqësoren kundër Kamerunit në Londër, i dyti pas gjysmë ore në përballjen kundër Uruguait në "Saint Denis".

PASIGURITË

Dukej një dëmtim më i lehtë sesa ishte imagjinuar në pamje të parë, por për të dy përgjigjja e vizitave mjekësore nuk ofron shumë shpresë për ndeshjen e Ligës së Kampioneve të së mërkurës. Që do të thotë se kundër Liverpulit, në përballjen vendimtare për kualifikim­in në 1/8-at e Champions-it, PSG duhet të heqë dorë nga Nejmar dhe ndoshta edhe nga Mbape, të dëmtuar njëri pas tjetrit gjatë ndeshjeve të fundit me kombëtaret respektive. Braziliani pësoi një tërheqje në kofshën e djathtë në ndeshjen kundër Kamerunit, ndërsa sulmuesi i Francës vuajti një ndrydhje të shpatullës së djathtë kundër Uruguait. Tomas Tuhel duhet të ribëjë edhe njëherë sulmin e tij përballë "reds"-ave të Klopit në ndeshjen që mund të jetë vendimtare për sezonin e francezëve.

VIZITAT

Gjatë natës, "O Ney" postoi një mesazh shpresëdhë­nës në "Instagram": "Nuk mendoj se është edhe aq serioz". Por, kjo përpara se ai t'u nënshtrohe­j vizitave mjekësore në spitalin KINË

amerikan të Neuilly, në rrethinat e Parisit. Sepse mjekët evidentuan një tërheqje që do ta mbajë atë për dy javë larg fushës. Për Mbapenë, goditja e marrë në shpatull do t'i humbasë me siguri ndeshjen e ardhshme kundër Tuluzës në kampionat. Për Liverpulin,

PSG do të presë në ankth. Por, 48 orët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishm­e për të kuptuar zhvillimet e gjendjes së tij. Kështu që do të vendoset vetëm në çastet e fundit për aktivizimi­n e kampionit të botës kundër Liverpulit në "Parc des Princes". "BREXIT"

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania