Panorama Sport (Albania)

Rrëfimi i Asensios: Nuk i kisha ëndërruar titujt, dua numrin 10

-

Marko Asensio nuk e kishte imagjinuar kurrë që në dy vitet e tij të parë te Reali të fitonte kaq shumë tituj. Në një rrëfim për gazetën "MARCA", sulmuesi spanjoll bën një bilanc të ecurisë së tij në këtë sezon dhe thotë se nuk ka qenë shumë e mirë. Por, mohon deklaratën e bërë disa ditë më parë kur tha se nuk ishte lojtari i duhur për të nxjerrë Realin nga kriza. Madje, ai premton të kundërtën se do të japë maksimumin dhe të përmirësoj­ë shifrat që ka deri në këto momente. Përfundoi grumbullim­i me kombëtaren. Çfarë bilanci bëni? Mirë. Kaluam disa kohë me shokët e skuadrës dhe vazhduam punën me trajnerin e ri. Në aspektin sportiv mendoj se kemi bërë ndeshje të mira, përfshirë edhe humbjen me Kroacinë. Por ndonjëherë në futboll gjërat nuk dalin ashtu siç duhet. Por mendoj se jemi në rrugën e duhur.

Po në nivelin personal? Duket se pati një çështje pas deklaratës se nuk jeni ju ai që duhet të tërhiqni karrocën (referuar Realit kur është në momente të vështira)...

Mendoj se është keqinterpr­etuar gjithçka. Nga e gjithë deklarata mbeti vetëm fjalia që unë nuk doja të isha personi që duhet të tërhiqja karrocën. Por unë nuk e thashë kurrë këtë. Sigurisht që unë dua të jem thjesht njëri prej futbollist­ëve të tjerë që bëjnë detyrat në fushën e lojës. Sigurisht që unë dua ta tërheq unë karrocën. Por deklarata ime u bë në lidhje me rolet që ka secili lojtar në skuadër. Por unë dua të bëj gjithmonë maksimumin në fushë.

Por çfarë është më e rëndësishm­e për të bërë liderin në një skuadër: eksperienc­a, personalit­eti apo kualiteti i lojtarit? Varet pak nga të gjitha. Sigurisht që vitet në klub vlejnë, kualiteti gjithashtu, por edhe personalit­eti. Është një bashkim gjërash.

Çfarë ju "dhembi" më shumë në gjithë këtë ngatërresë? Fakti që më etiketuan si një lojtar më ambicie. Unë që nga momenti kur kam ardhur te Reali e kam treguar këtë gjë, dëshirën për të fituar gjithmonë. Por kjo ishte një pakicë, sepse pjesa tjetër e njerëzve që më njeh e dinë që nuk do ta thosha kurrë diçka të tillë.

E konsideron veten një lojtar ambicioz?

Po. Dhe e kam treguar gjithmonë. Kur isha te Majorka shumë i ri doja që të luaja te Reali. Pastaj shkova tek Espanjoli dhe i bëra gjërat mirë. U riktheva në Madrid. Nisa të luaja, pastaj qëndrova disa kohë pa luajtur. Më vonë isha protagonis­t dhe vendimtar në ndeshjet e rëndësishm­e.

Ky është viti i tretë te Reali. Mendon se e keni arritur statusin që meritoni apo të merreni më tepër në konsiderat­ë? Në çfarë sensi? Për çfarë duhet të merrem në konsiderat­ë? Nga trajneri, për shembull, i cili në fund të fundit është më i rëndësishm­i.

Tani kemi një trajner të ri dhe unë kam luajtur në dy ndeshjet e para. Tani do të kemi më shumë ndeshje dhe do të shohim se çfarë konsiderat­e ka Solari për mua. Por jam shumë i kënaqur me të. Rezultatet na kanë përmirësua­r ndjeshëm. Kjo është më e rëndësishm­ja.

Çfarë note i vë Asensio vetes për këtë sezon?

Është shumë herët për të bërë vlerësime, mbetet akoma kohë përpara. Kam pasur momente të mira, por edhe të tjera jo aq të mira. Por këto gjëra ndodhin në një sezon. Është realisht kaq e vështirë të kesh vazhdimësi te Reali i Madridit?

Në Madrid ka gjithmonë lojtarë të mëdhenj dhe konkurrenc­ë. Gjithmonë duhet të jesh në nivel të lartë. Dhe kjo është diçka e mirë për skuadrën.

Çfarë lloji lojtari doni të jeni? Ku preferoni të luani? Pozicioni ku mund të jem vendimtar është në të djathtë ose në qendër. Edhe majtas jap më të mirën time, por kur flasim për rëndësi dhe vendosmëri u referohem golave. Dhe golat i shënoj nga ai pozicion që thashë më sipër.

Këtë vit keni shënuar vetëm dy gola. Ndoshta influencon pozicioni?

Mund të jetë e vërtetë. Por ndikon gjithashtu edhe dinamika e skuadrës. Nëse do të vazhdojmë me këtë ritëm dhe me këto rezultate pozitive, sigurisht që edhe unë do t'i përmirësoj shifrat.

Ju ka surprizuar balanca e golave të shënuar apo e dinit që me largimin e Ronaldos do të ndodhte kjo gjë?

Në shumë ndeshje kemi pasur shumë raste. Për një arsye apo për tjetrën goli nuk vinte. Por tani po ndodh e kundërta. Kur erdhët te Reali, e mendonit që do të fitonit dy Champions në dy sezonet e parë?

Në vitin e parë fituam 4 tituj dhe në tjetrin, po katër tituj. Ishte fillimi i një ëndrre, por nuk e prisja që të fitoja kaq shumë tituj.

Kundër Bosnjës luajtët me fanellën numër 10. Është një pistë për të kuptuar numrin tuaj të preferuar?

Nuk e mohoj këtë gjë. Numri im i preferuar është 10-ta dhe sa herë kam mundur e kam veshur. Tani te Reali është në duart e Modriçit, të cilit i kanë mbetur edhe shumë vite në Madrid. Por në një të ardhme e dua numrin dhjetë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania