Panorama Sport (Albania)

Shqipëria turpërohet me 88 pikë edhe nga Lituania

Ekipi i Viron Toskës e mbyll në vend të fundit pa fitore

- ARTIN LLESHAJ

je Shqipëria zhvil loi ndeshjen e saj të fundit në grup, për kualifikue­set e Kampionati­t Europian të basketboll­it të femrave “Letoni-Serbi 2019”. Vajzat kuqezi luajtën në transfertë përballë Lituanisë vendëse, ku edhe në këtë sfidë nuk pati asnjë surprizë ku Shqipëria pësoi disfatën e radhës, duke u mundur me një rezultat shumë të thellë 146- 58. Vendëset dominuan në të gjitha aspektet, duke mos e vënë në diskutim për asnjë çast fitoren, ndërkohë që kombëtarja jonë e kishte të pamundur që t’i përgjigjej lojës së lituanezev­e. Kjo ishte humbja e gjashtë për Shqipërinë në këto eliminator­e, të cilat kanë startuar një vit më parë, ndërsa Lituania mori suksesin e saj të dytë pas fitores së arritur në Tiranë më datë 10 shkurt. Lojtarja më rezultatev­e në këtë sfidë ishte

lituanezja Egle Siksniute, me 24 pikë 15 rikuperime në tabele dhe 2 asistime. Ndërkohë, për Shqipërinë lojtarja më e mirë ishte Enxhi Xhanaj, me 21 pikë, 19 rikuperime në tabelë dhe 6 asistime. Shqipëria ndodhet në Grupin C, ku përveç Lituanisë bëjnë pjesë edhe Rusia me Hungarinë, ku ruset e mbyllën grupin në vend të parë me 6 fitore në po kaq ndeshje.

NDESHJA – Perioda e parë e takimit starton me Lituaninë në sulm, që arrin të krijojë menjëherë një avantazh në pikë. Ky fraksion mbyllet me dominimin e vendëseve në shifrat 35-18. 10-minutëshi i dytë i ndeshjes është edhe më i dobët për skuadrën tonë, e cila mundet me 32 pikë diferencë (43-11) dhe në pushim ndërmjet dy pjesëve shkohet me avantazhin e lituanezev­e 78-29. Edhe në pjesën e dytë të ndeshjes nuk ndryshon asgjë, ku Lituania kontrollon gjithçka dhe e thellon në mënyrë konstante edhe më shumë avantazhin e saj, duke e fituar periodën e tretë 37-11. Ndërsa, fraksioni i fundit i lojës mbyllet me shifrat 31-18 sërish për vendëset që e fitojnë të

FORMULA 1 gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë 146-58. Skuadra jonë kombëtare e drejtuar nga Viron Toska pëson kështu edhe humbjen e saj të fundit në grup. Një tjetër humbje turpëruese me plot 88 pikë diferencë që tregon gjendjen alarmuese të basketboll­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania