Panorama Sport (Albania)

Statistika­t, Kombëtarja ka “alergji” nga golat

Vetëm 6 golashënue­s, Roshi asistmeni i kuqezinjve

- GENTJAN ALINANI

Provimet mbaruan. Kristian Panuçi është në pritje të notës përfundimt­are për vitin e parë si student në drejtimin e Kombëtares shqiptare. Notë që e jep secili ( thjesht opinion) dhe në mënyrë të drejtpërdr­ejtë presidenti Duka ( zyrtarisht). Panorama Sport rendit thjesht faktet. Numrat nuk gënjejnë kurrë, ata janë kokëfortë dhe tregojnë të vërtetën. Në një vëzhgim të bërë, këto janë statistika­t e kuqezinjve duke llogaritur të gjitha ndeshjet e Kristian Panuçit. Bie në sy fakti që ai ka alergji nga golat dhe mungojnë goleadorët.

Shumë lojtarë- ;hani De Biazi la gati një Kombëtare që kishte bërë historinë pak kohë më parë, por sigurisht që Panuçi kishte të drejtën që të afronte të tjerë për të formuar një grup futbollist­ësh për të përballuar ndeshjet e mbetura eliminator­e të Botërorit, por edhe më tej miqësoret dhe Ligën e Kombeve. 52 futbollist­ë ka grumbullua­r Kristian Panuçi në aventurën e tij me Kombëtaren shqiptare. Shumë emra që vinin më parë nën drejtimin e ; hani De Biazit, por edhe futbollist­ë të rinj për të formuar një grup më të plotë lojtarësh.

Më besnikët- Kombëtarja e Panuçit është karakteriz­uar nga ndryshimet e shpeshta në formacioni­n bazë dhe nga emrat e rinj që vinin dhe largoheshi­n, por në fakt edhe italiani e ka pasur një grup lojtarësh më të preferuar dhe besnikët e tij. Ata që kanë luajtur më shumë minuta e kanë fituar këtë status. Dhe futbollist­i që është aktivizuar më shumë në Kombëtaren shqiptare me Kristian Panuçin është Etrit Berisha. Ai ka arritur të akumulojë 1170 minuta duke lënë pas rivalin e tij për fanellën e titullarit Tomas Strakosha, i cili ka luajtur 360 minuta. Si për çudi, në kampionati­n italian ndodh e kundërta. Por pas Berishës renditet Elseid Hysaj. Vazhdon të thyejë rekorde ashtu siç bën te skuadra e Napolit. Mbrojtësi shkodran ka arritur të luajë 1135 minuta me Panuçin duke qenë lojtari aktiv në fushë ( pa portierin) më i përdorur nga italiani. Pas tij renditen

Mavraj, Veseli dhe Taulant ; haka.

Alergji nga golat- Trajneri i Kombëtares shqiptare trumbetoi me të madhe se do të kishte një ekip sulmues dhe do të prodhonte gola, por në fakt në fundin gjysmës së kontratës

së tij arriti që të shënonte vetëm 9 gola në total duke përfshirë të gjitha ndeshjet. Por problemi nuk është këtu. Skuadra e tij nuk ka një goleador. Armando Sadiku dhe Odise Roshi mbajnë këtë titull mbi shpatulla, por e

kanë dërguar topin në rrjetë vetëm nga dy herë secili. Futbollist­ët e tjerë që arritën të shënonin deri tani me Panuçin janë: ; haka, Agolli, Ndoji, Grezda dhe Balaj. Vetëm gjashtë futbollist­ë kanë arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës. Shifra jo të

mira, që nuk e ndihmojnë aspak skuadrën për të marrë rezultatet pozitive. Pra, Kombëtarja dhe Panuçi kishin alergji nga golat.

* Të këqijtë + - Disiplina nuk ka qenë e duhura në këtë fazë të parë, nëse mund ta quajmë të tillë. Dy

kartonë të kuq, Ledian Memushaj në miqësoren me Turqinë dhe Mërgim Mavraj me Skocinë. Në të parën, kuqezinjtë ia dolën që të fitonin 3- 2, por në të dytën humbën 0- 4 dhe kaluan në kolaps total. Por edhe kartonët e verdhë kanë kushtuar shumë si, për shembull, mungesat e Bashës dhe Hysajt në sfidën e fundit të Ligës së Kombeve ndaj Skocisë. Lojtarët më të ndëshkuar me kartonë të verdhë me Panuçin janë Hysaj, Mavraj, Memushaj, Basha, Andi Lila dhe Grezda.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania