Panorama Sport (Albania)

Sina: Sina: Tiranën Tiranën po po e vjedhin, më vjen keq për Ard Memën

“Më vjen keq për Ardin, të tjerët marrin atë që kanë dhënë”

- OLSI AVDIAJ

Ish-kapiteni, kritika të ashpra: Klubi është inekzisten­t, ka persona që po i “rruajnë” lekët Refik Halilit dhe ndërhyjnë për lojtarë

Elvis Sina është i pre rë! Tirana duhet të bëjë revolucion, duke filluar nga drejtuesit. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish- kapiteni i bardhebluv­e kritikon shumë rëndë menaxhimin e skuadrës. Sipas tij, Mema po shkatërron karrierën, duke marrë Tiranën në këtë gjendje, ndonëse për klubin afrimi i tij është diçka e mirë. Sina ka folur edhe për probleme të tjera të ekipit bardheblu. Ja intervista me Elvis Sinën.

Një Tiranë që bën të pamundurën për të fituar, por rezultatet nuk po vijnë. Cili është sipas jush problemi?

Problemi në këtë situatë është kompleks. Nuk mund t’i vësh gishtin diçkaje, trajnerit, lojtarëve, klubit, presidenti­t. Nuk ka faj trajneri, halli te Tirana është kompleks. Gjërat nuk janë ndërtuar që në fillim mirë dhe kështu do të ecë Tirana në javët në vazhdim. Po nisi “skiç” që në fillim, “skiç” do të shkojë deri në fund të sezonit. Për të mos thënë më keq apo siç po ndodh në këtë moment. E prisnit kaq keq... Është normale që askush nuk e priste këtë ecuri. Kjo po. Askush nuk e parashikon­te këtë ecuri, apo këtë pikavarazh që ka skuadra. Shumë fjalë boshe apo projekte boshe që ka ndërtuar klubi dhe drejtuesit sollën në këtë gjendje. Për më tepër që nuk ka më klub. Nuk e di me të vërtetë se cili është klubi. Më vjen keq për Ardin, pa për të tjerët, marrin atë që kanë dhënë.

Si ju është dukur merkatoja e skuadrës. Shumë e kritikojnë ndërtimin e ekipit në verë?

Merkatoja nuk bëhet me fjalë. Nuk bëhet me shou. Cilët janë lojtarët që kanë marrë? Cilët prej tyre janë liderë? Më thuaj cili prej tyre mund të bëjë liderin. Edhe një djalë që kanë aty në ekip, që mund të ishte lider ata e luftojnë, ose kanë kohë që e luftojnë. E kam fjalën për Karabecin. Është luftuar poshtë e lart pa fund. Te Tirana, Karabecin apo edhe shumë të tjerë i gjejnë dhe i luftojnë për një gabim në fushë. Të gjithë kanë uljengritj­et e sezonit.

Ama, e keqja qëndron? Aty te Tirana ka marrë për keq dhe kështu po vazhdon. Nuk ka rrugëdalje. Nuk e di se cili është çelësi për të zgjidhur këtë problem. Ose më saktë, unë e kam një mendim. Që të ndryshohet situata, duhet të ndryshojnë drejtuesit e klubit, mënyra e drejtimit të skuadrës. Të vjen keq t’i thuash këto fjalë, por është shumë e vështirë që ta shohësh ekipin tënd në këtë gjendje. Nuk ke mundësi të thuash një fjalë të mirë, sepse Tirana nuk ta jep mundësinë. Kanë mbaruar fjalët. Nuk jemi në pozita komode të flasim taktikisht. Kur nuk ka rezultate, çfarë të thuash? Ardi mundohet në pjesën e vet, sepse është profesioni­st në stërvitje, pavarësish­t se është i ri si trajner i parë. Vetëm Ardi, sado që të mundohet dhe shpresa nuk vdes kurrë, nuk ka çfarë bën.

Pse i vetëm?

Gjërat në sport bëhen mirë, duke bashkëpunu­ar. Kjo do të thotë se ata pak njerëz të mirë që kanë mbetur te Tirana, që janë me

kokrra, të bashkëpuno­jnë në harmoni. Nëse hallkat bashkëpuno­jnë edhe klubi është më serioz dhe këtë e tregon edhe situata e ekipit në fushën e lojës apo gjatë sezonit. Kur hallkat nuk funksionoj­në, njëri i bie gozhdës, tjetri i bie patkoit dhe ja ku jemi. Ky është rezultati i bashkëpuni­mit të klubit dhe njerëzve në klub që nuk po bëjnë atë që duhet në kuptimin e mirë të fjalës.

Mos ndoshta Mema bëri

gabim që mori në këtë situatë ekipin?

Ardi bëri shumë mirë që erdhi te Tirana, po për klubin. Vetes, profesiona­lisht, i ka prishur punë.

Tirana e madhe kthehet kur të ketë klub të fortë...?

Tirana e madhe bëhet duke qenë një klub i fortë financiari­sht. Klubi bëhet i fortë kur nuk ka borxhe, kur ka staf të mirë. Klubi bëhet i fortë kur bashkëpuno­het me tifozët që të mos kemi situata të atilla. Vetëm me detyra të qarta të njerëzve, ecet para. Njëri te Tirana ka 17 detyra, njëri dredh zinxhirin dhe jep mend poshtë e lartë. Si do të ecë klubi kështu? Me fjalë apo me miq. Nuk ka logjikë kjo histori, nuk ka “b...” ku të rrijë kjo punë.

Ju po u mëshoni më shumë njerëzve...

Po të vësh re një klub që është profesioni­st, merr ishsportis­tët. Ka shumë lojtarë që janë të aftë ta bëjnë një punë të mirë në klub. Dhe nuk flas për veten time, sepse isha atje te Tirana, por u largova për shkak të ideve të mia me presidenti­n dhe disa lëvizjeve brenda akademisë, por për të tjerë që janë dashamirës dhe që nuk gjejnë mbështetje brenda klubit. Kjo ndodh, sepse në klub janë disa të tjerë që duan të “rruajnë” lekët e Ridit apo ndërhyjnë që ky është lojtar i mirë dhe ky i keq, e shumë të tjera. Klubi nuk bëhet kështu. Secili që ka detyrë, është përgjegjës për punën që i është dhënë. Në fund të muajit shihet nëse punët janë bërë mirë apo jo. Janë të vlefshëm njerëzit apo jo, në fund u jepen drejtim gjërave. Lojtarët kur të zbresin në fushë duhet të jenë të qetë. Të paguhen, të mbrohen. Nëse sipër çalojnë punët, çfarë pret të ndodhë poshtë. Fjalë ka pa fund... Po tifozët?

Tifozët bëjnë punën e tyre, sepse janë të pakënaqur, sepse janë të mërzitur pafund për rezultatet. Kanë kontestime­t e tyre. Duke pasur kontestime pafund, shkojnë e zbresin edhe në fushë, duke shfryrë inatin. Bënë gjest të shëmtuar, por këto janë pasojat e një nisjeje të shtrembër që vazhdon sërish shtrembër.

Për çfarë lufton Tirana? Që tani diskutohet nëse do të qëndrojë në kategori apo jo Tirana. E kuptoni se çfarë po ndodh. Ne thamë shyqyr që u kalua ( jo pa dhimbje) rënia nga kategoria dhe tani flasim për të njëjtën situatë. Prapë diskutohet që Tirana mund të bjerë? Kjo është e patolerues­hme. Pavarësish­t se zotëria që është te Tirana ka një kontratë me bashkinë dhe lojtarët, kjo nuk është normale. Nuk mund të vazhdohet kështu. Bashkia mund të bëjë ndonjë gjë. Mund të ndërhyjë dhe të zgjidhë situatën për të pasur një Tiranë në nivelet që ne presim.

Duke kaluar Skënderbeu­n, cilat nga skuadrat shihni për titull?

Sërish Skënderbeu do të jetë në ujërat e titullit. Partizani, Kukësi, Flamurtari do të luftojnë. Kam përshtypje­n se Skënderbeu, ndonëse është më parë Partizani, mbetet i favorizuar për titullin kampion.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania