Panorama Sport (Albania)

Domgjoni: Fitorja na dha qetësi, Kastriotin e penalizon eksperienc­a

Qendërmbro­jtësi: Trajneri guxoi që më futi shkatërrue­s

- Bujar Balliu

David Domgjoni “skanon” Kastriotin. Qendërmbro­jtësi nga Prizreni beson se shanset për të mbijetuar ekzistojnë, megjithatë mendon se tashmë ka ardhur koha për vazhdimësi. Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”, thekson se fitorja me Kamzën u dha qetësi, ndërsa hapur e thotë që në Laç do mjaftonte edhe barazimi. “Pikët nuk janë pasqyrë reale, pasi kemi bërë lojëra të mira dhe sidomos në javët e fundit. Jemi ndeshur me ekipet e kreut, si të barabartë, kemi krijuar shumë raste shënimi dhe kemi bërë presing lart. Por mungesa e eksperienc­ës dhe fakti që vijmë nga Kategoria e Parë na ka penalizuar në aspektin psikologji­k. Megjithatë, me ardhjen e trajnerit Stavri Nica, skuadra ka marrë besim dhe kjo është reflektuar dhe në fushë. Me Kamzën ishte një duel i luftuar për vetë faktin se përballesh­im me një rival direkt. Anë pozitive ishte rikthimi te fitorja dhe tashmë ekipi do të kërkojë të ketë vazhdimësi. Duhet të ulim kokën dhe të bëjmë shumë stërvitje, pasi çdo javë është finale më vete për Kastriotin. Ndeshjen e ardhshme ndaj Laçit e pres të luftuar. Pushimi na ndihmoi që të studiojmë me qetësi pikat e forta dhe të dobëta të kundërshta­rit, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur për të gjitha episodet që do të na rezervojë ky takim. Do ikim në Laç dhe do të futemi në fushë me synimin që të marrim një rezultat pozitiv, për vetë faktin që ndodhemi në fundin e tabelës. Çdo pikë është jetike për ne, ndaj duhet të japim të gjithë maksimumin, në mënyrë që të marrim pikë që në këtë moment janë shumë të vlefshme. Mbijetesa? Shanset janë dhe po stërvitemi fort dhe me përkushtim çdo ditë. Grupi është cilësor dhe i bashkuar për një qëllim të përbashkët, realizimin e objektivit. Diferencat me ekipet rivale janë të vogla, por për t’i arritur duhet vazhdimësi, vetëm kështu mund që të marrim rezultat dhe të ngjitemi sa më lart në klasifikim. Kemi shumë besim se do t’ia dalim që të mbetemi në mesin e 10 ekipeve me të mira në Shqipëri”, u shpreh fillimisht 21-vjeçari.

POZICIONI I RI – Ndaj Kamzës ai provoi një pozicion të ri, duke u aktivizuar si shkatërrue­s. I ka pëlqyer, por e pranon që trajneri u tregua shumë i guximshëm. “Rreshtimi im para mbrojtjes ishte një zgjedhje taktike e trajnerit dhe rezultoi efikase. Ishte një lëvizje e guximshme, duke qenë se unë nuk kisha luajtur më parë në atë rol, por Nica ishte i bindur se do t’ia dilja dhe më dha besim. Unë jam në shërbim të ekipit kudo që trajneri vendos të luaj, ndaj do mundohem të jap maksimumin gjithnjë. Objektivi im personal? Të bëj mirë për ekipin dhe të kontribuoj sa më shumë në objektivin e klubit. Kur je në çdo ndeshje në tonus dhe i përqendrua­r, të ndihmon shumë për t’u formuar dhe për të krijuar një karakter të fortë sportiv”, përfundoi kosovari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania