Panorama Sport (Albania)

Hysaj drejt Çelsit, Ançeloti e lë të lirë

Napoli lë në hije mbrojtësin, Çelsi i Sarrit “pas dere”

- OLSI TUJANI

Më shumë se 100 ndeshje në Serinë A, por duket se Ançeloti kërkon një tjetër tip mbrojtësi. Loja ofensive dhe mënyra e sulmit që përdor trajneri italian ka bërë që Elseid Hysaj të mos jetë më i padiskutue­shëm dhe i pashitshëm.

RINOVIMI - Aktivizimi i paktë te Napoli dhe kërkesat e larta të agjentit të shqiptarit kanë lënë të kuptohet se rinovimi nuk është në rrugën e duhur. Kjo, për vetë faktin se mënyra e ndryshme e lojës nga ish- trajneri ka nxjerrë shqiptarin në plan të dytë. Për këtë, kërkesat ekonomike në rritje për të rinovuar një kontratë që skadon pas tri vitesh, bënë që drejtuesit e klubit të stopojnë.

ANÇELOTI - Trajneri italian duket se i ka hapur dyert një largimi të mund- shëm të mbrojtësit të Kombëtares, nisur nga fakti që prej lojës sulmuese që kërkon nga mbrojtësit anësorë, po aktivizon më së shumti Malkuit dhe gjithashtu Napoli është vënë në kërkim të një mbrojtësi. “Kam folur javën që shkopi me klubin. Besoj se 100 ndeshje të luajtura në Serinë A janë tregues që Napoli duhet të vlerësojë mundësinë e rinovimit. Vlera? Për mua Hysaj vlen 60 milionë. Rreth tij ka disa oferta konkrete”, ka deklaruar Mario Xhiufredi. Mauricio Sarri, aktualisht trajneri

i Çelsit, ka kërkuar që në fillim të aventurës së tij te londinezët shërbimet e mbrojtësit kuqezi, por pati një pakt mes klubesh që ishtrajner­i të mos “bastiste” napolitanë­t duke rrëmbyer disa futbollist­ë.

“SHKËMBIMI” - Së fundmi,

Ola Aina është një mbrojtës anësor në pronësi të Çelsit dhe i huazuar te Torino, për të cilin ka shfaqur interes Ançeloti që në janar. Mediat britanike bëjnë me dije se talenti mund të hapë një mundësi transferim­i edhe për Hysajn.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania