Panorama Sport (Albania)

Zbardhet shkresa, Lushnja akuzon firmën e sigurisë në stadium

Klubi: Lejuan më shumë përfaqësue­s të Bylisit në tribunë

-

Lushnja do ta vuajë të plotë dënimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës për të luajtur katër takime me dyer të mbyllura. Shkak për këtë u bënë problemet e takimit Lushnja-Bylisi. Gazeta “Panorama Sport” ka zbardhur informacio­nin që ka përcjellë klubi i Lushnjës në bashki.

SHKRESA

“Ndeshja filloi normalisht. Në tribunën VIP, ekipi i Bylisit do të kishte 10 përfaqësue­s, sipas udhëzimit të FSHF-së, por firma “Nazeri”, e cila merret me menaxhimin e ruajtjes dhe sigurisë, ka futur më tepër se 10 persona. Tribuna qendrore e stadiumit ka 420 vende+36 vende të tribunës VIP. Në tribunën qendrore ishin 450 persona, ku në realitet nga shitja e biletave ka rezultuar se janë shitur 38 bileta 300 lekëshe dhe firma “Nazeri” nuk ka dhënë asnjë informacio­n sesi janë lejuar të hyjnë të tjerët. Përfaqësue­sit e Bylisit, të ulur në tribunën VIP, shkaktuan incidente dhe provokime me tifozërinë lushnjare, që iu përgjigj me të njëjtën mënyrë. Në këtë moment, përfaqësue­si i firmës, duke parë se gjendja po agravonte më shumë, kërkoi ndihmën e forcave të rendit, të cilët morën masa për largimin e një pjese të tifozërisë nga tribuna qendrore. Firma nuk mori masa për t’i drejtuar në tribunat përballë, por i lejoi ata që të shqyenin portën nga ana jugore e stadiumit. Këta tifozë u akomoduan aty, vend për të cilin FSHF-ja dhe klubi i Lushnjës kishin marrë masa që kjo anë e tribunës të qëndrojë pa tifozë”, thuhet në informacio­nin që ka përcjellë klubi lushnjar. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania