Panorama Sport (Albania)

Tirana-Skënderbeu, Mema: Do luftojmë si korçarët

Shehi, frikë nga “silenciato­ri”: Kemi lënë 4 pikë në ndeshjet pa tifozë

- OLSI AVDIAJ

"Njerëzit me karakter të fortë marrin përgjegjës­i. Të tjerët ikin". Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, në prag të sfidës me Skënderbeu­n kërkon që Tirana e tij të ndryshojë. Duke iu përgjigjur Elvis Sinës, Mema kërkon të mundë korçarët, duke hedhur poshtë fjalët që qarkullojn­ë për bardheblut­ë. Mema foli edhe për janarin, nga ku pret pothuajse asgjë, si dhe konfirmoi se pa rezultate rruga e tij është e pakthyeshm­e. Ja intervista e plotë me Ardian Memën.

Dy javë pushim, keni pasur kohë për të përgatitur ndeshjen me Skënderbeu­n?

E para, kemi pasur dy javë kohë për të riparuar veten dhe më pas për të përgatitur ndeshjen. Kemi bërë analiza të gjata me ekipin dhe kemi konstatuar shumë gabime. Nuk mund të them se ku, pasi jemi para ndeshjes. Jemi munduar të korrigjojm­ë disi gabimet e ndeshjes së fundit. Ekipi është i përgatitur dhe do jetë ndeshje e bukur, kam besim se ekipi do e kalojë me sukses këtë ndeshje.

Pas Luftëtarit thatë që do shihnit pozicionin tuaj. A keni biseduar me presidenti­n?

Ishte një deklaratë e imja personale. Absolutish­t, presidenti nuk e ka pranuar deklaratën. Kemi diskutuar gjatë. Ishte një moment që gjërat nuk po shkonin mirë. Po luftoja me veten për fatin jo të mirë që kemi pasur në ndeshje. E mendova dhe e thashë, por mund të ketë qenë e nxituar, ishte moment emocional dhe duhet të kemi kujdes çfarë themi. Kam dhënë edhe një intervistë në "Panorama Sport", u qëndroj atyre çfarë kam thënë, rezultatet të mbajnë në lojë. Sa i takon vazhdimësi­së, me presidenti­n kam diskutuar gjatë gjithë kohës për projekte afatgjatë. Kjo i takon së kaluarës.

Tirana është në udhëkryq, tani i duhen pikët. Mund të merret fitorja me Skënderbeu­n?

Që kur kam ardhur, Tirana i ka pasur mundësitë për t'i fituar ndeshjet. Pjesën dërrmuese të ndeshjeve kemi qenë në avantazh. Tirana ka një problem. Ose e sjell ana psikologji­ke, siç edhe ka edhe momente papërgjegj­shmërie me thënë të drejtën. Disa herë është falur ndeshja. Flas në aspektin sportiv. Nuk kam asnjë pishman për përgatit-

jet dhe për atë që lojtarët kanë dhënë në fushë. I gjithë problemi ka qenë te gabimet që na kanë sjellë rezultate të dobëta.

Thatë që ka pasur momente papërgjegj­shmërie. Kjo vjen si mungesë e eksperienc­ës, dëshirës… Mund të na zbuloni ndonjë emër apo repart problemati­k?

E preka pak më parë, që aspekti psikologji­k mund ta sjellë këtë situatë. Por, lojtarët duhet të sillen si profesioni­stë. Nuk pranohet që të pësojmë për dy minuta dy gola, sikur me Teutën. Kemi bërë analizë të thellë me të gjithë,

kemi punuar me video me gjithë grupin, por edhe me individë të veçantë. Nuk them dot emra. Ka pasur edhe nga lojtarët keqardhje për çfarë na ka ndodhur. Duhet harruar dhe të shohim përpara. Nuk kthejmë dot gjë prapa, por të shohim përpara. Kjo të na shërbejë si pikënisje për të ardhmen.

Bashkëbise­dimet që keni bërë, mendoni se jeni kuptuar drejt nga lojtarët apo sa për të kaluar radhën?

Që i vogël merrem me këtë punë dhe e kuptoj direkt si njerëzit e përcjellin në mendjen e tyre atë që u them. E kuptoj atë që do ta kuptojë. Edhe ata që thonë "OK" dhe thjesht më dëgjojnë. Në skuadër ka lojtarë me eksperienc­ë që duhet të marrin lojën përsipër lojën dhe grupin.

Presidenti Halili ju ka vënë afat për rezultatet?

Jo, nuk ka ndodhur. Mirë është të ndodhte, jo se do më thoshte vetëm mua, por të gjithëve bashkë që duhet ta dinë. Gjithsesi, një trajner i vendos objektiva vetes, edhe unë kam të miat. Kjo është padiskutue­shme. Nëse i arrij objektivat, puna do vazhdojë. Për pjesën e pikëve, normalisht që ka ekipe, 2-3 në Shqipëri vendosin prioritet pikësh për 4 ndeshje. Është një model që mund të bëhet edhe te Tirana, apo te shumë ekipe të tjera.

Skënderbeu ka treguar siguri në ndeshjet në transfertë. I trembeni kësaj?

Unë kam qenë pjesë e Skënderbeu­t dhe paçka se i kanë ikur disa lojtarë mbeten më të mirët. Janë më të mirët sa i takon organizimi­t, kanë një grup futbollist­ësh që nxjerrin ndeshje në grup. Kur mblidhen së bashku e arrijnë rezultatin, siç ndodhi me Partizanin. Kanë mentalitet fituesi dhe kjo i udhëheq. Për pjesën që ata luajnë mirë me të fortët, edhe ne bëjmë të njëjtën gjë. Kjo nuk do të thotë që Tirana nuk i ka mundësitë për t'iu përgjigjur lojës së Skënderbeu­t.

Jeni përmbysur disa herë si me Teutën dhe Luftëtarin. Keni ndonjë plan për ta ruajtur rezultatin?

Me Teutën ndodhi diçka që nuk para ndodh në futboll. Është e çuditshme të pësosh dy gola për dy minuta. Më e keqja ndodhi me Luftëtarin. Ishim në avantazh dhe po bëhej një lojë, që po na shkonte për shtat. Edhe pse ata kanë lojtarë të mirë para

portës, por problemi ishte se ekipi nuk veproi si duhet për ato që u kam thënë para ndeshjes. Kjo ka qenë pjesa që më ka shqetësuar me menaxhimin e lojës. Me Teutën është çështje fati, diçka që nuk e kuptoj.

Po të lexosh komentet në "Facebook", ka njerëz që mendojnë ndryshe. Se ndeshjet janë shitur

Unë jam trajner dhe gjëja e fundit që mund të mendoj është kjo që më thoni ju. Shyqyr që po mbyllen edhe këto lotot. Opinionet janë nga më të ndryshmet, kemi dëgjuar që e shet edhe Reali dhe Barcelona. Këto janë gjëra që duhen faktuar, nuk mund të flasim: "E shiti ky, apo e shiti ai". As që i mendoj. Në dy goditje standarde mund të ndodhë. Mund të ndodhë në dy korne. Nuk jemi pozicionua­r mirë te goditjet standarde, por kjo pjesë nuk më shkon ndërmend.

Ju vjen keq që do të luhet pa tifozë?

Gjëja më e rëndësishm­e për ekipin do të ishin tifozët, sepse luajmë në shtëpi. Katër javë kemi luajtur jashtë. Do ishte mirë të kishim tifozët, pasi Skënderbeu është një ekip i mirë dhe duhet të mos

ishte vetëm një ndeshje futbolli, por të kishte edhe spektakël. Jemi mësuar, pasi kemi luajtur më së shumti jashtë. Atje pak tifozë kanë ardhur.

Duke parë gabimet e shumta…, do të keni ndryshime në formacion?

Do ketë një ndryshim. Çdo ndeshje që përgatitet ka specifikat e veta dhe mënyra sesi do të luajmë i përket ndeshjes së radhës.

Si është ana psikologji­ke në ekip?

Ndeshjet kanë qenë të ngjeshura, nuk ka kohë të punosh me shumë gjëra. Ana psikologji­ke është e para në

futboll, pasi një ekip duhet të ketë një lloj entuziazmi kur hyn në fushë. Nuk mund të hyjnë lojtarët kokulur. Kur nuk ka entuziazëm, dihet që do të ketë probleme. Jam munduar të flas dhe është një pjesë që duhet kaluar. Në disa analiza, një nga gjërat që u kam thënë është se ju vraponi, luani me topin, shkoni te porta. Ai që nuk ka anën psikologji­ke, nuk i bën këto. Kam punuar shumë për t'ua ngritur moralin.

Fanella e Tiranës mos është shumë e rëndë?

Kjo pyetje më është bërë që ditën e parë që kam ardhur

këtu. Të them të drejtën kjo është një histori e gjatë e klubit, duhet kuptuar individual­isht, duhet të kesh jetuar këtu dhe të kuptosh ndryshimet.

Janari

Janari është shumë i shkurtër. Nuk është se të sjell lojtarë janari. Edhe te Skënderbeu ishte e vështirë. Punonte një "ushtri" për të afruar lojtarë, por janari ishte i dështuar si periudhë merkatoje. Gjithsesi, kemi nisur të shohim lojtarë që tani në 23 pozicione. Nëse del diçka e mirë, do e marrim. Kam qenë drejtor tek akademia dhe nuk

është e lehtë. Kur një lojtar vjen tek ekipi i parë, duhet të sillet ndryshe nga moshat. Në ekip të parë nuk mund të vish rastësisht, por si pasojë e meritave.

Sina ka thënë se Mema nuk ka bërë mirë që mori Tiranën

Çdo punë ka risqet e veta. Është një opinion i tij. Çdo njeri ka sfidat e veta. Kur e mora përsipër, ishte sfida ime dhe i qëndroj. E kam thënë se njerëzit me karakter të fortë marrin përgjegjës­i. Ata që kanë probleme me personalit­etin, kthejnë shpinën ose ikin, vrapojnë.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e fazës së parë
Çast nga ndeshja e fazës së parë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania