Panorama Sport (Albania)

Gega: Kthesën e bëjmë në derbi, sot nuk bëj tifo për Tiranën

Trajneri i Partizanit tregon pse u mundën në Vlorë

-

Trajneri Skënder Gega, pas ndeshjes për “SuperSport” tregoi arsyet pse Partizani u mund në Vlorë, defektet të cilat ai ka besim se do të riparohen dhe kthesën e pret menjëherë në derbi. Ndërsa për “Panorama Sport” deklaroi se sot nuk bën tifo për Tiranën, e cila luan ndaj Skënderbeu­t, pasi bardheblut­ë mbeten rivali historik.

Kur pëson i pari Partizani, e ka të vështirë të reagojë? Është hera e parë që drejtoj Partizanin në Vlorë. Erdhëm për të fituar ndeshjen. E filluam pak të fjetur. Goli i pësuar erdhi për fajin tonë. Në pjesën e dytë bëmë të pamundurën me gjithë gabimet që ne kemi, por nuk arritëm të shënojmë. Humbëm kundër Flamurtari­t, por nuk e kemi humbur besimin. Askush nuk është i kënaqur të kthehet pa pikë. Derbi me Tiranën?

Është ndeshje tjetër. Flamurtari bëri të pamundurën dhe goli i dha mundësi të organizohe­t. Na zunë 2-3 herë në kundërsulm. Na mungoi finalizimi, që e kemi problem. Jam i kënaqur nga dëshira e përpjekja. Futbolli njeh edhe humbje. Jemi kryesues. Presim derbin që të korrigjohe­mi. Harrohet që sonte ( mbrëmë) kjo ndeshje?

Të premte kemi ndeshje. Sot nuk është as profesiona­le dhe as e rrugës të bëhet analiza. Mesazhi im për lojtarët është që kjo kaloi, iku dhe diçka që iku nuk kthehet. Gjatë javës do shikojmë gjërat që nuk kanë funksionua­r. Do bëjmë analizën.

Ratë në presionin e minutave të para të kundërshta­rit. Batha i Flamurtari­t fitonte hapësira. Si kishit menduar ta zgjidhnit?

Ne u munduam ta zgjidhnim me Telushin përpara për të pritur Bathën, sepse vinte si i dytë. Ishte zgjidhja më e mirë, por pas shënimit të golit u rrit presioni te ne. Kur sulmon, lë diçka mangët në mbrojte. Atanda duhet të luante me sulmuesin kryesor. Telushi duhet ta shoqëronte. Në pjesën e parë rreshtimi nuk funksionoi. Në pjesën e dytë ishte plotësisht e jona, u munduam të mbanim Flamurtari­n në gjysmëfush­ën e vet. Nuk është se bëmë spektakël, por shtymë përpara. A jeni i kënaqur nga Mensah dhe mund të bënit diçka ndryshe kur patë që ju bllokuan nga krahët?

Jam i kënaqur me Mensah. Qe pika e pasimit për ne. Duhet ta nxirrnin topin sa më shpejt. Shpeshherë u fokusua vetëm në një krahë. Ky ishte defekti ynë, problemet shkojnë të lidhura bashkë. Mbrojtja e nxori topin shpeshherë gabim. Gjithsesi, jam i kënaqur nga përpjekjet. Pikët janë, por pikët që lë të dhimbsen. Do mësojmë prej humbjes. Keni ndonjë rezervë për portierin Xhika?

Dalja në konferencë është pjesë e motivimit dhe e besimit. Hoxha siç na ka shpëtuar shumë herë, edhe ka gabuar, asnjë s’është perfekt. Duhet të ishte më mirë Xhika, por nuk është asnjëri perfekt. Nuk ishte Xhika ai që e humbi ndeshjen, e humbi gjithë ekipi. Jeni të kënaqur me Atandën?

Atanda e nisi me gabim pasimi. E kisha këshilluar të kishte kujdes. U tjetërsua për mirë dhe bëri një pjesë të dytë shembullor­e. I tillë është futbolli. Atanda dhe Belica janë pika të forta. Gabojnë si të gjithë të tjerët.

Sot do të bëni tifo për Tiranën që të ndalë Skënderbeu­n? Unë bëj tifo vetëm për Partizanin. Nuk merrem me dështimet apo me humbjet e asnjërit. Tiranën e kemi kundërshta­r direkt dhe historik. Në momentin që do të vijë ndeshja, do të bëjmë më të mirën për të marrë atë që na takon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania