Panorama Sport (Albania)

Barcelona është bërë makthi i Simeones, “Çolo”: E kam një plan për ta mposhtur

1rajneri argjentina­s nuk ka statistika poziti4e ndaj katalans4e

-

Nuk e ka bërë gjumin të qetë gjatë këtyre ditëve trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone. Sepse ka pasur në mendje një ndeshje mjaft të vështirë dhe vendimtare si ajo e sotmja kundër Barcelonës. Ai është një trajner që i përjeton shumë sfidat, për më tepër kur bëhet fjalë për një rival, i cili është shndërruar në makth. Sepse kështu është Barcelona në kampionat për "Çolon": x barazime dhe { humbje, statistika aspak të mira që nuk arriti t'i përmirëson­te në vitin e kaluar. Kjo është përballja e tretë mes Simeones dhe Valverdes në drejtimin e Atletikos dhe Barcelonës. Dy të parat prodhuan një barazim dhe një fitore për katalanasi­t. Fitore, e cila shërbeu që Valverde të thyente tersin kundër Simeones. Ai kishte x barazime dhe | humbje (kur ishte trajner i Bilbaos).

P,-.I I /0,0' - Diego Simeone është më i karikuar se kurrë dhe me dëshirën për ta thyer Barcelonën, edhe pse e di që kjo është e vështirë. "Na është dashur gjithmonë shumë punë për ta mundur Barcelonën. Ka qenë gjithmonë skuadra më e mirë në botë dhe ka pasur vazhdimësi në Europë. Statistika­t e saj në Spanjë janë të mira. Kemi pasur më shumë fat në }hampions, por do të kemi energji dhe entuziazëm përpara kësaj ndeshjeje. Barcelona është një skuadër që i ndryshon strategjit­ë në bazë të kundërshta­rit, por do të përpiqemi ta çojmë ndeshjen aty ku mendojmë se mund t'i bëjmë keq", ka thënë fillimisht Simeone në konferencë­n për shtyp. Pavarësish­t mungesave të shumta, trajneri i Atletikos nuk pranon asnjë justifikim dhe thotë se lojtarët nuk duhet të futen në fushë me alibi. "wnë e di që për ju gazetarët dëmtimet janë më të rëndësishm­e sesa ndeshja, por për ne është e kundërta. Ne i kemi të gjitha forcat për të vazhduar më tej. Nga 18 lojtarë që kam në dispozicio­n, 15 janë profesioni­stë dhe futbolli luhet me 11. Numrat i kemi në rregull", përfundoi trajneri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania