Panorama Sport (Albania)

Juventusi nuk fal, Ronaldo bën historinë

Kundër SPAL-it, mrekullia e 12-të e bandës së Alegrit

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ndjekja zgjati pak më shumë se tre muaj në kampionat. Kristiano Ronaldo, pas tri ndeshjeve të para në Serinë A pa gol, shënjestro­i “xhenovezin” Piontek dhe pasi iu afrua 14 ditë më parë, dje vendosi ta barazonte. 9 gola bardhezi për portugezin në kampionat, që bëhet kështu i pari futbollist që arrin këtë kuotë në vitin e debutimit me fanellën e Juves, por ndërkohë thyen edhe rekordin historik duke lënë pas emra si Higuain, Trezege, Inzagi etj, duke qenë lojtari që shënon 10 gola sezonalë në kohën më të shkurtër, në vetëm 17 ndeshje, në sezonin e parë me Juven. Është i tiji goli që zhbllokon sfidën ndaj SPAL-it, e cila përfundoi 2- 0 falë edhe kontributi­t të Manxukiçit. Në pritje të Valencias, Alegri shijon nëntë pikë avantazh ndaj Napolit dhe dëshmon se antiJuvja mund të jetë vetëm vetë skuadra e tij. Sikur ky ekip të mos ishte perfekt, vjen edhe goli nga goditjet standarde, i dyti sezonal dhe i pari i kësaj natyre nga Ronaldo. Edhe të humburit dalin me kokën lart nga “Allianz Stadium”, sepse ky SPAL ka identitet, qëndron mirë në fushë dhe ka disa individual­itete që mund të ndihmojnë ekipin të shpëtojë.

MË MIRË PAS GOLIT - Bardhezinj­të e nisin takimin me ritëm të ulët, me SPAL-in që nuk vuan shumë e merr përsipër të mbajë edhe topin. Ai që nuk pranon ritmin e ulët është Duglas Kosta, që në fushë ka zbritur me një uri të madhe. Në minutën e 29-të Pjaniç ekzekuton një goditje dënimi, Felipe rrëshqet në zonë dhe Ronaldo është fare i lirë të mposhtë Gomisin. Edhe pas avantazhit, “Zonja” e mban lart përqendrim­in, prodhon futboll dhe nuk u jep as shansin më të vogël miqve. E vetmja goditje e SPAL-it vjen me Bonifacin, i cili ndihmon Perinin që të tregojë se gjendet në fushë. Kosta rrezikon me një të majtë që meriton golin, por shtylla ndal braziliani­n, që po të mos ishte Ronaldo, do të ishte më i miri në fushë.

KAPITEN “GOLI” - Juvja administro­n në mënyrë të përsosur avantazhin dhe godet pikërisht kur nevojitet. Bonuçi bën një pasim të gjatë, Ronaldo “djeg” në sprint Felipen, teksa Manxukiç përfiton nga grushtimi i Gomis pas goditjes së Duglas Kostës. Kroati feston në

mënyrën më të bukur, herën e parë si kapiten i Juves në shtëpi. Goli i gjashtë në kampionat për sulmuesin, i cili gjithashtu regjistron nisjen më të mirë të sezonit që kur ka zbarkuar në Torino. Është e vërtetë, Ronaldo u bën vërtet mirë atyre që e rrethojnë.

 ??  ??
 ??  ?? Ronaldo dhe Manxukiç bëjnë shaka pas golit të kroatit
Ronaldo dhe Manxukiç bëjnë shaka pas golit të kroatit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania