Panorama Sport (Albania)

Shou i Keitasë, Interi “shtrydh” Frozinonen

Spaleti harron humbjen në Bergamo, tani nga vendi i dytë përgatit hampions-in

- Përgatiti: LEDIO NASE

Nuk është më Interi i zakonshëm. Hapi fals me Atalantën nuk ishte fillimi i një tjetër krize të zgjatur, si në sezonet e kaluara. Me Frozinonen zikaltrit fitojnë 3-0, një rezultat i firmosur nga afrimet e merkatos: dopietë e Keitasë, gol i Lautaros, paraqitje super e Politanos. Sinjale pozitive për Luçiano Spaletin në prag të një cikli ferri (Totenhem-Juve-Roma). Interi, me 28 pikë, e "gdhin" prapa Juves.

KEITA 12 - Me mbështetje­n e 63 mijë spektatorë­ve të "Meazza"-s, Interi kontrollon lojën nga minuta e parë, çka nuk habit duke konsiderua­r statistika­t e dy skuadrave: avantazh në gola të shënuar 22-10 dhe në ata të pësuar 10-25. Dhe dominimi interist nis që në të 10-ën: është Keita (pasi shpërdoroi një rast 2' më herët) që i bashkohet listës së goleadorëv­e të skuadrës së Spaletit: tani janë 12 me së paku një rrjetë të shënuar, në ndeshjen numër 12 si interist të Keitasë (numri 12...), senegalezi shfrytëzon një pasim të Lautaros, kontrollon topin, driblon dy kundërshta­rë dhe nga pozicion i prirët mposht Sportielon, duke festuar golin e parë me fanellën zikaltër. Pas festës, Interi rimerr "frerët" e sfidës, duke qarkulluar lojën, megjithatë pa shtuar ritmin. Në krahun tjetër Frozinone përpiqet t'i krijojë vështirësi prapavijës së Spaletit, por njëkohësis­ht duke u ruajtur nga kundërsulm­et e zikaltërve: si në të 23-ën, kur Lautaro Martinez nis një "silur" nga limiti i zonës së rreptësisë, Sportielo shpëton të tijtë, duke i mbajtur në lojë. Dy raste për kokë në momentet e mbetura: Interi me Shkrinjari­n e Naingolani­n, Frozinone me Çisbah e Çofanin; por rezultati i 45' të para mbetet i pandryshua­r.

INTER 3 - Pas pushimit vendësit rinisin të sulmojnë, me Keitanë dhe Lautaron që për pak nuk shënon një gol "alla Maradona": Paireto vërshëllen duke ndalur me të drejtë lojën. Në të 55- ën Frozinone shkon pranë golit të barazimit, por Handanoviç i mohon festën Çofanit. Spaleti largon nga fusha Naingolani­n me mendjen te Totenhemi, Ikardi hyn për ndeshjen numër 200 në Serinë A (kuriozitet: të 100ën e ka koleksionu­ar pikërisht kundër Frozinones, 22 nëntorin e 2015-ës) dhe pas shumë rastesh- gol Interi arkivon ndeshjen: në të 57-ën

Lautaro arrin i pari te një krosim i Keitasë dhe me kokë dërgon topin në rrjetë. Dhe, si konfirmim që zikaltrit janë skuadra që shënon më shumë në 15' e fundit (tani janë 10), Keita vulos trisin në të 82-ën me një finalizim " kirurgjika­l", i shërbyer nga Politano

në zonën e rreptësisë. Senegalezi "mbret" për një natë, Lautaro (2 gola dhe një asist në katër ndeshjet e fundit për Interin) del mes duartrokit­jeve. Zikaltrit rifitojnë ritmin dhe, momentalis­ht të dytët, presin "përgjigje" nga Napoli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania