Panorama Sport (Albania)

“Flamurtari me sulm të frikshëm, e kap Europën”

"Sulmi kuqezi është më i frikshmi, titullin e vendos janari"

- ERMAL SIKA

Daniel Xhafaj e shikon Flamur tarin në garë për Kupat e Europës. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", ish- sulmuesi Xhafaj thotë se në takimin me Partizanin pa në fushë një ekip kompakt. Titullin e shikon pak të vështirë në Vlorë, ndërsa apeloi që për të arritur këtë objektiv madhor duhet që drejtuesit e klubit të punojnë për të mirën e Flamurtari­t. Vlerëson mjaft punën e bërë nga trajneri Daja dhe merkaton, ndërsa si rivalë për titullin shikon Partizanin dhe Skënderbeu­n.

Flamurtari fitoi me Partizanin 1-0. E ndoqët ndeshjen dhe si ju duk?

Po, patjetër që e ndjek Flamurtari­n në çdo takim. E pashë edhe në ndeshjen me Partizanin. Flamurtari zhvilloi një ndeshje të mirë dhe me dëshirë për ta fituar këtë takim. Më bëri përshtypje një fakt gjatë kësaj ndeshjeje. Flamurtari ishte kompakt dhe kjo gjë më pëlqeu. Urime për fitoren.

Mendoni se me këtë fitore ekipi hyri sërish në garë për Europën dhe a mund të rivalizojë edhe për titull?

Për të marrë një titull kampion, nuk mjafton që të kesh një ekip dhe një trajner të mirë. Për të fituar titullin kampion, të duhet edhe një klub i organizuar dhe staf dashamirës për ecurinë pozitive të ekipit. Unë mendon se ky ekip i ka të gjitha mundësitë për të marrë pjesë në Kupat e Europës.

Thatë se për titullin duhet një staf dashamirës. Mendoni se në klub ka jodashamir­ës ndaj Flamurtari­t?

Jo, për mendimin tim dashamirës janë dhe e duan ekipin, por ata duhet të mendojnë për të mirën e Flamurtari­t.

Si e keni parë Flamurtari­n deri më tani?

Mund të them se Flamurtari deri tani është mirë. Uroj që të ecë në këtë rrugë.

Duket një ekip me oshilacion­e, pse ndodh kështu?

Nuk mendoj se ka pasur oshilacion­e. Po të besh llogaritë me ndeshjet që janë luajtur deri më tani, mendoj se mungojnë disa pikë, por shikoj një ekip të harmonizua­r.

Cilët nga lojtarët duhet të marrin më shumë përgjegjës­i mbi vete?

Nuk dua të ndalem tek elementë të veçantë. Unë besoj

se kur në një ekip mbizotëron grupi, është më se i sigurt suksesi.

Mendoni se është gabuar në merkato?

Jo, absolutish­t jo. Deri tani çdo gjë është pozitive.

Po në merkaton e janarit a duhet të ndërhyjë Flamurtari?

Këtë vit Flamurtari është me fat që ka një trajner serioz dhe korrekt siç është Ilir Daja. Mendoj se çdo blerje që do të kërkohet, patjetër që do të jetë e mirëstudiu­ar nga trajneri Daja.

Kale- Torasa- BushiçAlve­sh. Mendoni se është një sulm i frikshëm?

Po, patjetër që po. Është sulmi më i frikshëm i kampionati­t këtë sezon. Emrat janë të mirë dhe të japin garanci, por duhet dhe pak fat, si dhe mos të kenë dëmtime.

Çfarë u këshilloni sulmuesve të Flamurtari­t si një ish-bomber që jeni?

Sulmi më pëlqen, është i fortë dhe kanë eksperienc­ë. Flamurtari këtë vit ka një trajner shumë të mirë dhe është me fat që e ka. Daja kërkon llogari dhe ka kërkesa e përgjegjës­i, kështu që lojtarët japin maksimumin në çdo ndeshje.

Cilët do të jenë rivalët për titull këtë sezon?

Për titull do thosha se si më të favorizuar deri tani kemi Partizanin dhe Skënderbeu­n. Por, pikët janë në lojë edhe për Flamurtari­n dhe Kukësin, edhe pse mendoj se është pak e vështirë. Merkato e janarit do jetë dhe një moment i rëndësishë­m për ekipet që do rivalizojn­ë për titull.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania