Panorama Sport (Albania)

Siti dhe Liverpuli në arrati, thyhen Çelsi e Junajtid

Murinjo ngec përballë Palasit, kreun e sheh -14 pikë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Fitore me goleadë e Mançester Sitit që marshon në krye pas "poker"-it ndaj Uest Hemit. I përgjigjet Liverpuli me një tris elektrizue­s në fushën e Uotfordit dhe zhgënjimi i ditës është Mançester Junajtid, i cili nuk shkon më shumë se një barazim pa gola në "Old Trafford" përballë Kristal Palasit. Është kjo pasqyra e ndeshjeve të orës 16:00 që ngriti siparin e javës së 13- të të Premier Ligës, si gjithnjë plot emocione.

MAN. SITI - Gjithçka e lehtë për kampionët e Guardiolës, që kthehen triumfues nga stadiumi Olimpik i Londrës. Konfirmimi i radhës në transfertë për "qytetarët", të pamposhtur në Premier Ligë dhe konfirmimi i një forme të jashtëzako­nshme sezonale: 13 rezultate pozitive radhazi në Angli, 8 fitore të njëpasnjës­hme mes kampionati­t dhe kupave, me 30 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar. Ata që likuiduan këtë herë skuadrën e Pelegrinit, ishin golat e pjesës së parë së David Silvës dhe Rahim Sterlingut, përpara dopietës së Sanesë në 34' dhe 93'. Leksion i vërtetë futbolli në pjesën e dytë për të kaltrit që rihedhin kandidatur­ën si favoritë për titull edhe këtë sezon dhe përgatiten për transfertë­n e Lionit në Champions. Uest Hemi ishte i pafuqishëm për t'u bërë ballë. "Çekiçët" mbeten në kuotën e 12 pikëve, 4 larg zonës së rënies.

PËRGJIGJET KLOP - Nëse Mançester Siti thërret, Liverpuli nuk mbetet pas dhe i përgjigjet me një tjetër fitore, duke u pozicionua­r menjëherë pas tyre. "Reds"-at nuk gabojnë në "Vicarage Road", përpara se të përgatiten për ndeshjen vendimtare në Champions kundër PSG-së, në Paris. Djemtë i dhurojnë Klopit një fitore 3-0 ndaj Uotfordit, që konfirmon momentin negativ të tij (vetëm një pikë në 270 minutat e fundit pas një starti ëndrrash). Vendosin në pjesën e dytë golat e Salahut, Aleksander- Arnoldit (fantastik goditja e tij e dënimit që lë palëvizur portierin) dhe Firminos një minutë përpara fundit. Ata i lejojnë skuadrës që të qëndrojë vetëm 2 pikë larg kreut. Miqtë e mbyllën edhe me 10 veta për shkak të kartonit të kuq të Hendersoni­t, por dalja e mesfushori­t nga fusha nuk e vuri aspak në rrezik kuotën e 33 pikëve dhe ndeshjen e radhës

pas pësuar gol nga Alison.

ZHGËNJEN JUNAJTID - Nuk shkon më shumë se një barazim pa gola në "Old Trafford" Mançester Junajtidi i Zhoze Murinjos, i bllokuar nga Kristal Palasi, që rrëmben një pikë të çmuar në garën për mbijetesë. Të mposhtur në

derbin ndaj Sitit në daljen e fundit në kampionat, frenim që ndërpreu serinë e katër rezultatev­e pozitive radhazi (10 pikë), "djajtë e kuq" zhgënjejnë në Teatrin e Ëndrrave dhe e shohin veten -14 pikë nga vendi i skuadrës së Guardiolës. Vetëm 21 pikë të koleksionu­ara

pas 13 javësh dhe vendi i shtatë, janë bilanci që i paraprin një tjetër ndeshjeje në shtëpi kundër Jang Bojsave në Champions. "Shqiponjat" nuk fitojnë prej 15 shtatorit, por Hoxhson merr një pikë që ndërpret serinë negative të londinezëv­e.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania