Panorama Sport (Albania)

Kamza-Kukësi, Cungu: Gjithçka për tri pikët

"Kemi merituar më tepër, sot na duhet fitorja"

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi do të përbal let sot me Kamzën në orën 14: 00, në një sfidë që konsideroh­et si derbi për shkak të numrit të madh të tifozëve që ekipi verilindor ka në këtë zonë. Shumë prej qytetarëve kuksianë jetojnë në Kamzë dhe rrethinat e saj, ndaj dhe kjo sfidë pritet të bëhet më interesant­e. Është trajneri i Kukësit, Armando Cungu, i cili në konferencë­n për shtyp në vigjilje të sfidës shprehet se skuadra, ndonëse ka shumë mungesa, ka besim të plotë se do të fitojë. Ai kërkon që tashmë ekipi të jetë më i qartë në raport me pikët, pasi ka lënë shumë gjatë rrugës, edhe pse loja e ka kënaqur. "Mund të them fjalë të mira për grupin, por futbolli luhet për pikë", theksoi Cungu.

Sa iu ka shërbyer periudha e pushimit?

Na ka shërbyer për të rritur disi ritmin e përgatitje­ve, por nuk na shërbeu për rikuperimi­n e disa futbollist­ëve, që për fat të keq, nuk do të jenë në fushë sot. Gjithsesi, jemi munduar të bëjmë më të mirën me këta që kemi. Shpresojmë të shohim një Kukës luftarak dhe që të kërkojë tri pikët ndaj Kamzës.

Do të bëni pa disa lojtarë të rëndësishë­m, si e keni menduar për t'i zëvendësua­r?

Natyrshëm që nuk është e lehtë. Nuk është situatë e re për ne, sepse e kemi pasur në vazhdimësi. Jemi munduar ta menaxhojmë situatën. Gjithkush ka mundësitë e veta për të dhënë më të mirën. Nuk duhet të shqetësohe­mi shumë. Me mungesat që kemi, jemi munduar të gjejmë lojtarët e duhur për t'iu përshtatur mënyrë së lojës.

A e ndieni presionin e rezultatit para ndeshjes me Kamzën?

Gjithmonë ka presion, jo vetëm tek unë. Edhe po të jesh i pari, ke presion të ruash vendin. Jam i fokusuar tek ekipi, do mundohem të bëj maksimumin, si nga ana profesiona­le, ashtu edhe nga ana njerëzore për këtë klub. Natyrshëm duhet të bëj zgjedhjet e duhura për vazhdimësi­në e ekipit. Çfarë është në dorën time, pa dyshim që do të përmbush të gjitha detyrat e mia si trajner.

Mos ndoshta jeni pak të pafat, duke qenë se e gjeni të mobilizuar kundërshta­rin për shkak edhe të ndryshimit të trajnerit?

Nuk do të thotë asgjë se kanë bërë ndryshime. Përtej pikëve që ata kanë, Kamza për mua ka lojtarë të mirë dhe duhet respektuar. Nuk janë ekip i lehtë. Në fushën e tyre dinë të shprehen mirë. Edhe ata kanë nevojë për pikë, ashtu si ne. Ia lëmë fushës, por ekipi do kërkojë të marrë maksimumin. Jam i bindur që do të marrim pikët e plota.

Keni bërë ndonjë listë për merkaton?

Nuk kam bërë ndonjë listë, jam i fokusuar te puna me këta djem. Duhet t'i marrim më të mirën këtij kontingjen­ti lojtarësh. Mund të them fjalë të mira për grupin, por futbolli luhet për pikë. Kemi merituar më shumë pikë me futbollin që kemi zhvilluar. Gjithsesi, shpresojmë që në vazhdimësi të kemi një sjellje tjetër edhe në lidhje me pikët.

Përsa i përket çështjes "Kale", ka diskutuar dikush nga drejtuesit e klubit me ju për këtë lojtar?

Kemi diskutuar me presidenti­n dhe drejtorin që kur kam ardhur këtu. Është përmendur problemati­ka e Kales, gjyqet dhe pretendime­t. Mendoj që natyrshëm ardhja e tij do ishte një vlerë e shtuar, por kishte edhe një kohë të humbur. Ishte shkëputur nga ekipi. Mund të

thoni që është stërvitur me Vlorën, por duke ardhur te Kukësi, në një ekip krejtësish­t të ri, do të donte kohë për t'u përshtatur. Ne po shohim se kemi një ekip të ri, që edhe po stërvitet së bashku prej kohësh dhe ende nuk mund të themi se kemi marrë maksimumin e këtij grupi. Mund të zgjaste shumë kontributi i Kalesë te Kukësi. Drejtuesit e panë të arsyeshme ta merrnin këtë vendim.

Është përmendur Vasil Shkurtaj si një emër që mund të forcojë sulmin në janar. Keni ndonjë koment?

Nuk dua të flas, sepse përmenden shumë emra, shpesh

nga ata që nuk janë as në orbitën tonë, as në idetë tona. Nuk është hera e parë që më ndodh diçka e tillë, më ka ndodhur në çdo ekip që përmenden emra, të cilët nuk kanë lidhje. Kjo nuk do të thotë se është rasti i Shkurtajt ky që po diskutojmë tani. Thashë edhe më përpara, është shumë herët për të folur. Kemi pesë ndeshje përpara, na duhen pikë dhe jemi të fokusuar te puna me djemtë. Kur të mbarojë kampionati, do bëjmë bilancin dhe do shohim nevojat ku mund të ndërhyjmë. Gjithsesi, do ia lëmë kohës.

Në Kamzë ka shumë tifozë

nga Kukësi, mendon se mund të jenë një ndihmë për ekipin sot?

Patjetër që është e nevojshme të na mbështesin. Këtë e kemi vuajtur që nuk kemi luajtur në shtëpinë tonë. Natyrisht që ata janë impuls shumë i madh për ekipin. Shpresoj të jenë sa më të shumtë dhe ta mbështesin Kukësin. Por nuk është vetëm një ndeshje, kemi nevojë për mbështetje të vazhdueshm­e. I kuptoj ata, jam në krahun e tyre, ashtu si edhe klubi e lojtarët. Natyrshëm ata duan fitore, janë të kënaqur me lojën, por jo me pikët. Shpresoj që të kënaqen edhe me pikët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania