Panorama Sport (Albania)

Vllaznia fiton në frymën e fundit, grushte në Pezë

Dibranët kontestojn­ë gjykimin, 3 mijë tifozë në stadium

- FATMIR ZHUZHI

Vllaznia është rikthyer te fitorja, duke e nisur fazën e dytë të kampionati­t në mënyrën më të mirë. Pas humbjes me Ilirinë, shkodranët kanë fituar dje në Peshkopi ndaj Korabit vendës. Një ndeshje e luftuar fort, ku miqtë e kanë gjetur golin e fitores vetëm në minutat e fundit me anë të kapitenit...

Vllaznia është rik thyer te fitorja, duke e nisur fazën e dytë të kampionati­t në mënyrën më të mirë. Pas humbjes me Ilirinë, shkodranët kanë fituar dje në Peshkopi ndaj Korabit vendës. Një ndeshje e luftuar fort, ku miqtë e kanë gjetur golin e fitores vetëm në minutat e fundit me anë të kapitenit Gilman Lika. Vllaznia vazhdon të mbetet në krye të grupit A +4 pikë nga Erzeni. Vllaznia rikthehej të luante në Dibër pas 30 vitesh dhe interesimi nga ana e tifozëve ishte maksimal. NDESHJA

Topin e parë e shkelmojnë vendësit që i afrohen portës kundërshta­re, por pa rezultat. Shkodranët, duke përfituar edhe nga eksperienc­a, hidhen në sulm dhe rrezikojnë portën e Korabit. Në minutën e 15-të, Gocaj kalon Vllazninë në avantazh duke finalizuar saktë aksionin e miqve. Më pas, dibranët hidhen në sulm për të barazuar, por përpjekjet e Razës dhe të Skukës nuk finalizohe­n saktë. Nga ana tjetër, shkodranët mbrohen shumë mirë duke mos lejuar vendësit që të kalonin mesin e fushës. Në minutën e 21-të, Xhunior hyn bukur në zonë dhe pengohet nga Kalluci duke bërë që gjyqtari Ziri të akordojë 11- metërsh. Vendësit protestojn­ë, ndërsa Kalluci ndëshkohet me karton të verdhë. Nga pika e bardhë godet braziliani Xhunior, por gjithçka është për t’u harruar pasi topi kalon mbi tra. Dibranët marrin zemër dhe kërkojnë të barazojnë. Pas shumë përpjekjes­h, goli i barazimit vjen në minutën e fundit të kohës shtesë, ku Kovaçi godet saktë me kokë dhe barazon. Pjesa e dytë nis mirë për shkodranët ku Gilman Lika shfaqet rrezikshëm, por gjuajtja e tij nuk është e saktë. Janë përsëri dibranët që rrezikojnë, ku Skuka shfaqet në portën mike, por nuk gjen dot rrjetën. Më pas, lojtarët e Korabit provojnë me disa goditje nga distanca me Karajn e Hoxhën. Minutat rrjedhin dhe rezultati nuk ndryshon. U duk sikur po përsëritej historia e 30 viteve më parë, por nuk ishte e thënë. Fillimisht është Xhunior që godet fort, por Birja bën mrekullinë duke pritur me vështirësi. Megjithatë, për shkodranët mendon kapiteni Gilman Lika në minutën e 89-të. Gurishta krozon në zonë dhe aty sulmuesi

Lika godet saktë duke e dërguar topin në rrjetë, 1-2. Nuk ka më kohë dhe ndeshja mbyllet me fitoren e miqve. Gjyqtari Ziri është kontestuar nga vendësit gjatë të gjithë takimit, pasi sipas dibranëve, nuk akordoi një penallti pas ndërhyrjes ndaj Skukës.

 ??  ??
 ??  ?? Moment përpara fillimit të ndeshjes së djeshme
Moment përpara fillimit të ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania