Panorama Sport (Albania)

Elbasani largon makthin, shkëlqejnë Apolonia e Lushnja

Hazardit i mungon një penallti, por Interi është i paralajmër­uar në "Wembley"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Totenhemi i Mauricio Poçetinos lëshon një mesazh të qartë për Interin nga "Wembley": fitorja 3-1 ndaj Çelsit është certifikim­i i një forme të shkëlqyer. Daniele Baldini dhe Alesandro Pane, të dërguarit zikaltër në Londër nga Luçiano Spaleti, kanë mbajtur shënime që nuk do t'i pëlqejnë trajnerit italian. Fitorja ndaj bluve të Londrës mund të kishte qenë 4 apo 5-1 dhe rezultati nuk do të kishte qenë aspak i gënjeshtër­t. Spërsat ishin superiorë për të paktën 70 minuta, me një 15minutësh të parë fantastik, që solli golat e Dele Alit në minutën e tetë dhe Kejnit në minutën e 16-të. Pritjet e Kepës ndaj Sonit ( 13') dhe Aldervaire­ldit (30') shmangën një pasiv më të rëndë. Në fund të pjesës së parë, arbitri Atkinson i mohoi Çelsit një penallti për një pengim të Hazardit në zonë. Në fillim të pjesës së dytë vjen perla e Son: shpërthim në kundërsulm, Zhorzhinjo viktima e parë, Luiz driblohet me lehtësi dhe e majta perfekte që mposht për herë të tretë portierin spanjoll. Një kryevepër: 3-0. Çelsi u zgjua në fund pas aktivizimi­t të Barklejt, Pedros dhe Zhirusë në vend të Kovaçiçit, Moratës dhe Uillianit. Sulmuesi francez gjen me kokë golin pas krosimit të Azpilikuet­ës, por ishte tepër vonë për të ndryshuar fatin e ndeshjes. HUMBJA E PARË

Një goditje e rëndë për blutë, që pësojnë kështu humbjen e parë në kampionat. "Wembley" nuk i sjell fat Mauricio Sarrit: më 5 gusht Çelsi i tij humbiste Superkupën përballë Mançester Sitit. Por ajo që i lë shijen më të keqe trajnerit italian është paraqitja. Edhe një herë tjetër qasja psikologji­ke ndaj kësaj ndeshjeje nuk ishte e duhura. Kundër Evertonit ata kishin arritur të ndryshonin marsh dhe gjenin golin e fitores. Por përballë një Totenhemi të karikuar, nisja e pakujdessh­me rezultoi fatale. Formacioni i Poçetinos me Eriksenin e tërhequr në mesfushë, i dërgoi menjëherë në alarm rivalët. Goli i parë vjen me një ekzekutim me kokë të Dele Alit pas një goditjeje dënimi të Eriksenit. Tetë minuta më vonë Kejn dyfishon me një silurë nga 20 metra, që lë të palëvizshë­m Kepën. Por perla e Son, i cili ishte edhe njeriu që vrau ndeshjen, nuk i la asnjë shteg rikthimi Çelsit: mbrojtësit e Sarrit u zunë në befasi nga shpejtësia e koreanit. Totenhemi tani është i treti, ndërsa Çelsi zbret një pozicion më poshtë. Interi është i paralajmër­uar. Të mërkurën këtu do ketë shumë për të vuajtur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania