Panorama Sport (Albania)

Mema: Nuk e kuptoj dot papërgjegj­shmërinë e skuadrës

Trajneri shfryn për gabimet në mbrojtje dhe në sulm

-

Ardian Mema ka sulmuar sërish lojtarët e tij. Në prononcimi­n pas takimit me Skënderbeu­n, trajneri i bardhebluv­e e ka quajtur papërgjegj­shmëri të lojtarëve golin e pësuar. Mema, në emisionin "Gol pas Goli" kritikoi edhe sulmin që shpërdoron raste, duke e etiketuar këtë veprim si papërgjegj­shmëri. Ja intervista e plotë me Ardian Memën në fund të ndeshjes. Sërish mungon fitorja te Tirana

Kjo ishte ndeshje e vështirë. Skënderbeu është ekip pretendent për titull, duke marrë parasysh edhe anën psikologji­ke. E kishim përgatitur ndeshjen, nuk është se na shkoi keq. Mungon goli, lojtarët duhet të jenë më të përgjegjsh­ëm në fazën sulmuese.

Rasti i golit të pësuar… Kam qenë shumë nervoz për golin. E pashë në pushim. Papërgjegj­shmëria po i sjell në vazhdimësi probleme Tiranës. Ne duhet të fusim në kokë se jemi zotët e fushës. Janë bërë dhe janë ribërë me 100 herë. Kjo është diçka që duhet vënë dorë me patjetër, është urgjente. Te rasti i golit ishte mbrojtje zonale apo markimi lojtar për lojtar? Është mbrojtje zonale, secili ka pozicionin e vetë aty. Lojtarët mbyllen në formë hinke drejt portës. Është një papërgjegj­shmëri. Nuk mund të dalë një lojtar në linjat e qendrës bosh dhe të bësh gol aq lirshëm. Ajo ishte me të falur ndeshjen. Gjashtë ndeshje, asnjë fitore. Si mund ta fitojë Tirana derbin e radhës? Çfarë duhet të bëjë që të mbërrijë në fitoren e parë?

Tirana mendoj ka pasur një krizë psikologji­ke. Jam munduar dhe kam folur për këtë pjesë. Nuk mund të them dot diçka sot(dje) sesi mund të fitojë Tirana me Partizanin. Do përgatitet ndeshja, sepse çdo ndeshje ka specifikën e vetë. Më shumë do t'i mëshoj pjesës së përgjegjsh­mërisë. Kjo është pjesa që më shqetëson më tepër. Po të marrësh

historinë që në momentin që kam ardhur unë, ekipi është dëmtuar më së shumti nga goditja standarde.

Mos është dhe çështje cilësie?

Tirana mund të kishte dhe lojtarë më të mirë, por unë këta futbollist­ë kam, këtyre do t'iu bëj hyzmet. Nëse një ditë do të kemi lojtarë të tjerë, do flasim ndryshe. Ne këta jemi, nuk i sjellim dot nga jashtë.

Menduat që të kishit Grecën-Kobinën dhe Sentamunë në fushë për ta fituar ndeshjen?

Unë jam i brendshëm në ekip dhe e di shumë mirë si e përgatis ekipin. Unë kisha përgatitur ekipin që Radas dhe Vangjeli mos binin në kontakt me topin, në mënyrë që Skënderbeu të mos kishte ndërtimin e lojës. Analiza pas ndeshjes do të jetë shumë e thjeshtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania