Panorama Sport (Albania)

Greca çmend trajnerin dhe shfryn: Këtë di të bëj

Jahmir Hyka vizitori special, Mema kafe me korçarët

- OLSI AVDIAJ

Një spektator i veçantë ka qenë në "Selman Stërmasi". Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Tiranës dhe Kombëtares aktuale, Jahmir Hykën.

* Një minutë heshtje është mbajtur dje para takimit në nder të ish-lojtarit të Tiranës, Shkëlqim Lekbello, i ndarë nga jeta dy ditë më parë.

* Në fund të takimit, trajneri Ardian Mema ka vendosur që të pijë një kafe me disa nga lojtarët e Skënderbeu­t. Kështu, jashtë "Selman Stërmasit", Muzaka, Bregu, Vangjeli dhe disa lojtarë të tjerë kanë pritur "ish"-ndihmëstra­jnerin e tyre për të konsumuar një kafe pas ndeshjes. Mema takoi gjithë stafin e korçarëve ku ka punuar më shumë se një vit dhe është shpallur kampion i vendit.

* Stadiumi ka qenë i boshatisur nga tifozët. Bënin përjashtim pjesa e gazetarëve, e cila ishte e plotë dhe gjithë tribuna VIP, ku nuk mungonin emra të njohur të jetës publike të ftuar nga të dy klubet.

* Ndeshja pa tifozë ka qenë një spektakël më vete, sepse çdo fjalë në stadium dëgjohej nga të pranishmit. Nëse te korçarët Kristi Vangjeli ishte nga më "llafazanët" me togfjalësh­at: "Po s'doli ( topi) ça bën shoku", duke iu drejtuar anësorit apo edhe Bregut, "Dejvi direkt topin para", Orges Shehi dëgjohej shumë pak ose në raste të rralla me fjalët, "hajde rregullohu" apo edhe "ruani kundërshta­rin". Nga ana tjetër, Ardian Mema ka dhënë "shou" të vërtetë në fushë. E ka pasur pothuajse me të gjithë, duke filluar nga

porta deri në sulm. Në fillim e kapi me krahun e majtë. "O Imam kujdes topin prapa shpine" dhe "O Imam, Imam kthehu, ç'më shef lojën". Më pas i kthehet Dajës për një pozicionim të gabuar: "Oni, kujdes". Vetë Daja dje e kishte me gjyqtarin. Në fillim i hakërrehet Juxhin Xhajës për një faull të dhënë në hyrje të zonës së Tiranës. "Nuk jepet faull në hyrje të zonës o burrë", i bërtet mesfushori-gjyqtarit. Mema më pas kapet me Grecën ku në një moment të takimit, ai xhindoset për dy pasa të munguara të mesfushori­t në adresë të Sentamusë,

i lirë në krahun tjetër. "O Greca te krahu tjetër". Dhe më pas, menjëherë kthehet nga pankina e lëshon një batutë për Grecën: "I thoni mo se më çmendi.... është fare". Pak minuta më vonë sërish Mema e ka me Grecën: "O Grec po çoje lojën këtej, jep pas". Fjalë këto që siç duket nuk i pëlqyen Bedri Grecës, sepse në momentin e golit të barazimit, mesfushori vrapoi dhe ulëriti duke shfryrë drejt pankinës: "Këtë di të bëj unë", duke aluduar për asistin që dha. Më pas ndërhyri Ilion Lika që qetësoi Memën, që situata të mos

precipitoh­ej më tej dhe për momentin të kalohej me qetësi nga trajneri. Gjithsesi, trajneri i Tiranës më pas arsenalin e vërejtjeve e tregoi me të tjerë lojtarë. "O Hoxhallar, po topi këtu. Dilni, çfarë po pret H ", iu drejtua mbrojtësit të qendrës. Nuk shpëtoi as Doka nga kritikat e trajnerit. "O Albi ec mo, pse rri nga mbrapa", apo edhe "O Albi po të thashë 100 herë". Mema shpërthen ndaj Sentamusë, që bën një faull të kotë edhe pse ishte i ndëshkuar, e duke iu kthyer pankinës thotë: "Ky ka marrë karton të verdhë. Do me marr edhe një tjetër".

 ??  ?? Momenti kur Greca feston
dhe drejtohet nga Mema
Momenti kur Greca feston dhe drejtohet nga Mema

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania