Panorama Sport (Albania)

Teuta cinike për Europën, godet Luftëtarin që në start

Durrsakët rezistojnë dhe u ushtrojnë presion kryesuesve

- ANARILDO ALIA

Teuta likuidon Luftëtarin dhe konfirmo het forca e tretë e kampionati­t. Rikthimi në “Niko Dovana” nuk ka ndërruar zakonin, pasi të besuarit e Bledi Shkëmbit kanë vijuar me fitoret. Edhe pse ndeshja u mbyll me rezultat minimal, një predhë e Sherif Kallakut thuajse nga “tuneli” u ka mjaftuar durrsakëve për t’i ushtruar presion jo vetëm Skënderbeu­t, por edhe Partizanit kryesues (pasi tashmë është vetëm -5 nga vendi i dytë dhe -6 nga i pari). Gjirokastr­itët u shokuan nga ai gol që në të 3-ën minutë dhe kjo reflektoi në krejt takimin, pasi edhe ato raste që i krijuan nuk ditën t’i shfrytëzon­in. Edhe pse duhet thënë që pas minutës së 60-të pati shumë pak lojë efektive dhe kjo për “meritë” të gjyqtarit, që ndali pambarimis­ht lojën, duke mërzitur edhe ata pak tifozë që ishin të pranishëm në stadium. PJESA E PARË

Loja sheh Teutën në sulm. Progni shërben për Latif, por sulmuesi vonohet në gjuajtje dhe mendon Ramadani që të devijojë topin në këndore. Sa hyn e 3-ta minutë vjen edhe goli. Luftëtari shpërqendr­ohet dhe Kallaku i ndëshkon me një predhë tokazi nga distanca, pas një pasimi të dhënë nga Osmani. Miqtë janë të shokuar nga disavantaz­hi, por shohin sërish përpara. Në të 6-ën Rroca kroson për Ymerajn, i cili stopon topin gjuan me të majtën dhe gjuan, por kjo tentativë kalon vetëm ngjitur me shtyllën. Shansi ideal vjen 3 minuta më vonë kur Shkurtaj kombinohet me Rrocën, por goditja e mesfushori­t është shumë e lehtë dhe ndalet nga Hidi. Minutat pasuese janë të qeta dhe me Teutën që mundohen që të mbrohet mirë dhe tenton që të rrezikojë nga distanca. Kështu ndodhi në të 23-ën me Sidibenë, por mendoi Ruçi që të presë në dy kohë. Në të 27-ën Avdyli kombinon bukur me Prognin, teksa ky i fundit provon të servirë për Latif në qendër të zonës. Topi kalon pasqyrën e portës, por askush nuk arrin që ta devijojë. As në të 36- ën Progni nuk ka shënjestër, ndërsa ky fraksion mbyllet me një predhë të Hoxhës nga distanca, por Hidi i vëmendshëm kontrollon në dy kohë.

PJESA E DYTË

Loja rinis pa ndërrime dhe me Teutën të rrezikshme. Kamara shfaqet i vetëm në hyrje të zonës pas topit të marrë nga

Progni, por mendon Ruçi këtë herë që t’i thotë “jo” golit. Luftëtari mundohet që të fitojë terren dhe në të 59- ën Milosavlje­v shkarkon të majtën, por pa gjetur kuadratin. Në të 65- ën vendësit janë pranë golit me Prognin, por gjuajtja e mesfushori­t nga

goditja e dënimit devijohet në këndore prej Ruçit. Presingu i miqve shtohet 4 minuta më vonë, por Kamara nuk arrin që të gjejë as portën. Ndeshja fillon e bëhet e mërzitshme prej ndalesave të shumta, aq sa duhet të vinte e 81-ta që skuadrat të “zgjoheshin”.

Dhe në 10-minutëshin e fundit janë miqtë që hidhen në kërkim të barazimit. Demo harkon në zonë një top për Dungën, ky i fundit ul me kokë për Xheksonin, por e majta e braziliani­t kalon vetëm ngjitur me shtyllën pingule. Dy minuta më vonë Hoxha i jep

një top perfekt Shkurtajt që gjendej në zonë, sulmuesi mendon që të shërbejë për Dungën, por tentativa e kenianit ndalet nga Hidi që bën “heroin”. Durrsakët kanë një rast në të 85-ën kur Progni ekzekuton një goditje këndi dhe gjen Bicajn, por gjuajtja e shtatlarti­t me kokë pritet prej Ruçit. Rroca provon të surprizojë ish- portierin e Kombëtares në të 87-ën me një të majtë nga 20 metra distancë, por pa rezultat. As shtesa nuk i bën derman Luftëtarit, ndërsa Teuta mbron me fanatizëm golin e Kallakut dhe rrjedhimis­ht vendin e 3-të në tabelë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania