Panorama Sport (Albania)

Leksione për Rrocën, Latif “punon” fushën me një goditje

-

Në takimin e djeshëm mes Teutës dhe Luftëtarit, prania e tifozëve ka qenë e ulët edhe pse skuadra nuk luante në shtëpi prej thuajse shtatë javësh. “Panorama Sport” sjell momentet pikante gjatë takimit ku evidentohe­n nervozizmi apo edhe gafa e Latif.

* Pas 48 ditësh, Teuta rikthehet në “Niko Dovana”, por kjo duket se nuk ka ndikuar në tifozërinë vendëse. Të pranishëm kanë qenë jo më shumë se 400 tifozë, mes tyre rreth 30 miq nga Gjirokastr­a. * Fusha edhe pse sapo ishte mbjellë, duhet thënë që nuk ishte më perfektja. Terreni ishte i rënduar dhe hera-herës topi që kërcente. * Në tribunë janë dhe të “paftuarit” Kruja, Qato, Vogli dhe Ndreca. Lojtarët nuk ishin grumbullua­r, por sigurisht që ndoqën ekipin. * Teuta “sfumon” kundërshta­rin dhe realizon me Kallakun, i cili feston me trajnerin Shkëmbi dhe më tej ka një dedikim drejt tribunës. * Ka ndërprerje të shumta të lojës dhe kartonë për futbollist­ët e Luftëtarit që bëjnë Mezanin të irritohet duke ironizuar kryesorin. * Dëmtohet Ymeraj dhe stafi i kërkon Dungës cili të bëhet gati. Por, me Maldinin që ia doli, keniani u ul sërish në stol.

* Në stadium ndodhet dhe menaxheri i sulmuesit ganez, Amadu Latif.

* Latif ka shansin për të dyfishuar, por “shkul” tapetin e stadiumit, pasi nuk koordinohe­t siç duhet në goditje, teksa më shumë godet dheun sesa sferën. Moment, i cili ka krijuar iluzionin e një dëmtimi. * Në pushim punohet për të rregulluar disi fushën, por tapeti i blertë nuk është ende në formën më të mirë.

* Mezani flet gjatë me Rrocën përpara se futbollist­ët të zbresin në fushë për 45 minutat e dyta.

* Tifozëria vendëse thërret në kor për një çast emrin e Rustem Hoxhës, dhe pse tani futbollist­i luan për ngjyrat e Luftëtarit. * Ymeraj nuk kroson, por godet drejt portës dhe Mezani irritohet me të. Zemërim që e bëri ta zëvendësoj­ë pas disa çastesh.

* Progni shkakton faull, por proteston dhe i drejtohet arbitrit të katërt: “Hë mo, po ti a e pe”?! Por, asgjë nuk ndryshon...

* Mezani përjeton çdo aksion të bluzinjve me gjestikula­cione të shumta. Shkëmbi ruan qetësinë, por në fytyrë nuk e fsheh dot ankthin.

* Largohet Kallaku dhe tifozëria vendëse ngrihet e gjitha në këmbë për të duartrokit­ur heroin e mbrëmjes.

* Në zëvendësim­in e tretë, stafi njofton Latifin që të largohet sa më shumë nga pankina për të fituar sekonda. Sulmuesi aktron shkëlqyesh­ëm.

* Mbyllet takimi dhe tifozëria e paktë mike e nxjerr inatin me arbitrin kryesor, duke protestuar ndaj tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania