Panorama Sport (Albania)

Një vit e gjysmë pa gol, Kallaku: Nuk ndalem më

-

Sherif Kallaku shënoi një gol të artë ndaj Luftëtarit, i cili mbeti në fuqi deri në fund të takimit për të marrë tri pikë. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, mesfushori ka treguar edhe komunikimi­n me Osmanin pas asistit që mori prej tij. “Tani kam nisur të përshtatem me lojën që kërkon trajneri, pasi vij nga një dëmtim që e mendova të lehtë, por u rëndua gjithnjë e më shumë. Doktori më dha dy javë pushim, por qëndrova dy muaj. Tani ndihem mirë, jam përshtatur dhe shpresoj ta mbaj këtë ritëm”, u shpreh fillimisht 20vjeçari për mediat. Më tej, ai tregohet i sinqertë kur thotë ekipit i mungon përqendrim­i: “Mendoj që ne duhet të përmirësoj­më vetëm përqendrim­in, pasi golat i kemi pësuar nga shpërqendr­imi ynë dhe prandaj po përpiqemi ta rregullojm­ë”. Një gol me vlerë trepikësh ka gjithmonë rëndësi maksimale dhe Kallaku tregon emocionet. “Edhe profesor Shkëmbi më kërkon të sulmoj portën, të jem sa më afër Latif, ashtu siç bëj edhe kur luaj me Shpresat. Po mundohem që të përmirësoj defektet. Shpresoj që tani të shënoj sa më shumë dhe ky të jetë goli i zhbllokimi­t. Kisha thuajse një vit e gjysmë pa shënuar dhe golin e kërkoja vazhdimish­t. Osmani? Është e vërtetë që bën gjithmonë batuta, por Osmani nuk bëri këtë herë. Unë e falënderov­a, pasi ai ishte me shpinë nga porta dhe normalisht unë isha pika e pasimit. Çdokush do kish bërë të njëjtën gjë si Osmani”, deklaroi Kallaku, i cili në vijim ka shpjeguar edhe festën: “Pa dyshim që festova me teknikun për të treguar që jemi të gjithë bashkë dhe të bashkuar mund të bëjmë gjithçka”, përfundoi mesfushori nga Fushë-Kruja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania