Panorama Sport (Albania)

Mezani: Na gjetën në gjumë, duhet të shënonim të paktën një gol

Trajneri: Arbitrat e kanë lëshuar dorën me ne

-

Një gol i pësuar shumë shpejt që mbeti në fuqi deri në fund nuk ishte keqardhja më e madhe e trajnerit Mezani pas humbjes. Në deklaratën që bëri në emisionin e “Gol pas Goli” të moderatore­s Vilma Masha në “SuperSport”, pranoi përgjumjen e të tijve në momentin e golit:

TË TREMBUR – “Ishim në gjumë minutat e para. U kërkoja çunave të jenë të kujdesshëm në start, sepse çështja e përqendrim­it është e rëndësishm­e dhe shpresoj të jetë e para dhe e fundit që pësojmë kaq herët. Kundërshta­ri nga gjeti të papërgatit­ur. Vjet kam pësuar gati 9 ndeshje në minutat e para me Laçin dhe na është dashur të rikuperojm­ë. Duhet ta zgjidhim shpejt, sepse është e papërshtat­shme për pozitat”.

VASIL SHKURTAJ – “Skuadrat dhe trajnerët po e njohin dhe po u japin detyra mbrojtësve për ta markuar. Sot (dje) pati mbështetje, por nuk doli në lojën e tij edhe pse rastet i ka pasur. Duhet të ishte treguar më individual­ist në disa raste për të shënuar”.

MANOVRA SULMUESE – “Mungoi iniciativa e lojtarëve, pasi rastet i kemi pasur. Kemi qenë te zona e kundërshta­rit, por nuk e goditëm shumë portën. Ymeraj duhej të tregohej më cinik apo edhe Rroca. Minimalish­t duhej të shënonim 2 gola, por pa iniciativë, nuk bëmë asnjë. Më kënaq fakti që prodhojmë dhe them se kemi qenë superiorë”. KARTONËT E VERDHË – “Ndoshta e kanë liruar pak dorën me ne, gjithsesi kjo ishte shaka. Presioni është i madh dhe ndërhyrjet janë më të ashpra. Ka pasur raste të evitueshme, si nga ne edhe nga arbitrat”. TRANSFERTA­T – “Bëmë një lojë të mirë në pjesën e dytë dhe krijuam. Megjithatë nuk i shfrytëzua­m më së miri, pasi kishte edhe tension. Them se kemi luajtur mirë edhe jashtë. Ndoshta duhet të kemi pak më shumë fat, por duhet edhe ta kërkojmë te vetja që të jemi më të përqendrua­r, si në mbrojtje, por edhe në sulm. Nuk mund të pësojmë ato gola, por edhe nuk mund të humbim ato raste”.

GOLI I PËSUAR – “Detyrat janë të caktuara në ato momente. Nuk dua të bëj dikë fajtor, por e thashë që na gjeti në gjumë. Do e analizojmë pas ndeshjes. Faji është i imi i pari, pa diskutim dhe më tej lojtarët. Ndoshta na kanë bërë keq dy javë pushim, pasi ndikoi në humbjen e përqendrim­it”, ka deklaruar trajneri i Luftëtarit, Mezani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania