Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi: Teuta sheh nga kreu

“Patëm disa raste për ta mbyllur, maksimumi nga kontingjen­ti që kemi”

- ANARILDO ALIA

Brilant në fushë me topin nëpër këmbë dhe një skuadër deri–diku cinike në drejtim. Megjithatë, Teuta e Bledi Shkëmbit fiton dhe gjendet vetëm 6 pikë nga kreu, pavarësish­t se objektiv ka vetëm Europën dhe faktin që ka pasur një kontingjen­t të cunguar prej dëmtimeve dhe mungesave. Në deklaratën e tij për “Gol pas Goli” të Vilma Mashës në “SuperSport”, Shkëmbi ka komentuar fitoren.

Pesë fitore në 7 javët e fundit, ekipi po konturohet siç e doni ju…

Është kënaqësi që të kemi rezultate të mira. Arritëm të fitojmë ndaj një kundërshta­ri shumë të vështirë që luan shumë mirë futboll.

A shihni pak edhe kreun, pasi jeni vetëm 6 pikë larg?

Ne vazhdojmë të punojmë dhe na duhet që të përmirësoh­emi akoma. Duke fituar vijnë edhe mendimet për të parë lart në klasifikim.

Teuta nuk arriti të shënojë një tjetër gol, pse munguan rastet?

Luftëtari na e bëri shumë të vështirë, por nuk jam dakord

që munguan rastet, pasi ne patëm disa. Ishte normale tërheqja për disa minuta. Luftëtari na vuri në vështirësi dhe për fat arritëm ta ruanim fitoren.

E keni humbur pak bukurinë e lojës, por jeni më të sigurt për të marrë rezultatin. Mos ndoshta jeni stepur apo nuk i keni lojtarët e duhur?

Kam thënë gjithmonë që duhet të përmirësoh­emi. Në javët e para kemi bërë futboll të bukur, por mendoj që po bëjmë një futboll të mirë me futbollist­ët që kemi. Disa lojtarë kanë qenë të dëmtuar dhe na është dashur të adaptojmë, ku mbrojtësi i majtë luan me këmbën e kundërt. Rëndësi kanë rezultatet dhe për fat, po i marrim.

Rezultati 1-0 të mban në ankth gjatë gjithë kohës. A i mjafton vetëm cinizmi Teutës për objektivat dhe a mund të ndryshoni diçka?

Unë mendoj që ne gjithmonë duhet të ndryshojmë diçka. Duhet të përmirësoh­emi, të bëjmë lojë më të bukur, por rëndësi kanë pikët.

Kur ishit futbollist, ishit më i bukur në atë që bënit në fushë…

Nuk është se jemi një ekip që mblidhemi te porta me 10 lojtarë. Megjithatë, sot (dje) u munduam të ruanim rezultatin. Gjatë javës ekipi ka dhe probleme, të cilat i dimë vetëm ne. Gjatë kampionati­t vjen një moment që më të rëndësishm­e janë pikët sesa spektakli.

Jeni sulmi më i mirë pas Skënderbeu­t në Superiore me 17 gola…

Mendoj se golat tregojnë që nuk jemi aq keq për sa i përket fazës sulmuese. Dua të luajmë akoma më bukur, por terrenet janë të vështirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania