Panorama Sport (Albania)

Laçi i karikuar, rikthim në shtëpi pas 53 ditësh

-

Më 3 tetor Laçi luante ndeshjen e fundit në stadiumin e vet, pikërisht ndaj Flamurtari­t, ku vendosi një gol i mbrojtësit Eglentin Gjoni. Tashmë, 53 ditë më pas, kurbinasit rikthehen të luajnë në shtëpi, këtë herë me një fushë të rinovuar. Në këtë periudhë drejtuesit kanë qenë shumë të angazhuar që tapeti të ketë gjendje optimale, në mënyrë që gjithçka të jetë OK për Laçi- Kastrioti, e parashikua­r të luhet sot në orën 14:00. Skuadra e drejtuar nga Migen Memelli ka pasur një ecuri të mirë dhe është në luftë për një vend në Europë, teksa tashmë edhe kalendari e favorizon, pasi në javën e ardhshme do të luajë në shtëpi sërish ndaj Kamzës. Sot kurbinasit nuk do të kenë të gatshëm dy lojtarë për shkak kartonësh, pikërisht mbrojtësin e majtë, Taulant Sefgjinin, dhe mesfushori­n Elvi Berisha. Të dy ishin titullarë në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit në kryeqytet. Pauza prej dy javësh i ka shkuar për shtat Memelli për të provuar disa alternativ­a, veçanërish­t në pozicionin e Sefgjinit, ku Laçi mbetet i limituar, pasi ka pak mundësi për të zëvendësua­r "veteranin". Edhe vetë trajneri nuk është i bindur plotësisht, teksa në balotazh janë Denis Pjeshka, i cili vjen pas një dëmtimi të gjatë, si dhe i riu pogradecar, Erjon Dragoj, që ende nuk është aktivizuar këtë kampionat. Gjasat më të mëdha janë që në të majtë të luajë shkodrani Pjeshka. TITULLARËT

Një hall të madh Laçi ka pasur edhe për portën, pasi kapiteni Gentjan Selmani u dëmtua pas ndeshjes me Partizanin dhe kjo i kushtoi edhe mosgrumbul­limin me ekipin Kombëtar. Gjithsesi, Selmani e ka kaluar plotësisht dëmtimin dhe do të jetë në fushë sot nga minuta e parë. Përveç krahut të majtë të mbrojtjes, që është një ndryshim i detyruar, trajneri Memelli pritet që ndaj Kastriotit t'i japë sërish besim sulmuesit maqedonas, Marijan Altiparmak­ovski, i cili mungoi në sfidën kundër Partizanit. Ai nuk ka shënuar asnjë gol deri më tani, por stafi teknik beson se kjo mund të jetë ndeshja e zhbllokimi­t për maqedonasi­n, që do të mbështetet në sulm nga Xhixha dhe Shtubina.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania