Panorama Sport (Albania)

Nica, gati kurthi për Laçin: I ndëshkojmë me kundërsulm

-

Stavri Nica rigjen Laçin, por këtë herë si trajner i Kastriotit. Tekniku më i suksesshëm në historinë e kurbinasve, teksa ka fituar trofe, do të kërkojë sot të marrë pikë në një fushë që e njeh më mirë se kushdo. Në intervistë­n për "Panorama Sport", durrsaku i pankinës krutane është optimist, nisur edhe nga puna që ka bërë ekipi në këtë periudhë ndërprerje­je. Ai beson se "arma" e Kastriotit në Laç mund të jetë kundërsulm­i, por gjithsesi vlerëson jo pak kundërshta­rin.

Dy javë për ta përgatitur ekipin për këtë ndeshje, a është gati skuadra për këtë sfidë?

Kemi punuar si gjithmonë për ndeshjen e radhës dhe gjithmonë e mendoj që jemi në rrugë të mirë. Sigurisht që punë ka shumë për të arritur atje ku skuadra duhet të shkojë për të marrë gjithmonë atë që është më e rëndësishm­ja, pikët. Megjithatë, këtë radhë përballë kemi një kundërshta­r të fortë. E kemi marrë shumë seriozisht për të bërë një lojë të bukur dhe, pse jo, për të marrë fitore. Çfarë kundërshta­ri është Laçi, ju keni qenë pjesë për shumë vite e asaj skuadre?

Unë kam qenë pjesë e Laçit, por skuadrat ndryshojnë gjatë kohës, sepse kanë punuar trajnerë të tjerë, ndryshon mentalitet­i. Por, me atë që kam parë unë, ata janë gjithmonë agresivë (me kuptimin e mirë të fjalës) luajnë mirë futboll, luajnë shpejt futboll dhe janë të gjithë sulmues. Megjithatë, ne jemi përgatitur për t'i kapur në pikat më të forta për t'i pritur në një zonë të caktuar të fushës edhe për t'i kundërsulm­uar me mënyrën tonë.

Ka filluar Nica të mendojë për merkaton e janarit? Sigurisht që kam menduar dhe jam konsultuar me presidenti­n, i cili më ka dhënë OK-in. Por, problemi tani është që në këtë merkato, lojtarët e mirë janë në kontratë. Megjithatë, shpresojmë dhe do të punojmë në çdo drejtim në mënyrë që të marrim ato lojtarët që na duhen.

Si e shikoni rivaliteti­n në fundin e tabelës?

Është akoma shpejt për të folur për rivalë, pasi unë i mendoj të gjitha skuadrat të forta dhe shoh luftë shumë të fortë, dhe asgjë s'mund të parashikos­h se si mund të jetë ecuria e kampionati­t, pasi ka ende shumë javë përpara. Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania