Panorama Sport (Albania)

Gjoka në debutim, gati të “firmosë” edhe për barazimin

Trajneri i Kamzës: Një pikë nuk është keq

-

Ernest Gjoka debuton sot në krye të Kamzës, pikërisht ndaj ishskuadrë­s së tij, Kukësit, ku dhe ka arritur kulmin në karrierë, teksa në sezonin 2016-2017 është shpallur kampion. Në bisedën për "Panorama Sport", Gjoka pranon se do të ishte i kënaqur edhe me një barazim.

Debutoni ndaj Kukësit, ku jeni shpallur edhe kampion. A do të dëshironit ta nisnit me një kundërshta­r tjetër? Kjo nuk është në dorën tonë. Gjithsesi, është një emocion i madh, sepse kam qenë trajner i Kukësit dhe në 35 javë nuk kemi humbur asnjëherë. Kjo ka qenë meritë e të gjithë grupit, duke filluar me presidenti­n Safet Gjici. Kukësi është një skuadër që kërkon gjithnjë të qëndrojë në vendet e para. Ka për qëllim të dalë kampion, kështu dhe ne kemi qëllimet tona. Ne do të kërkojmë të marrim rezultatin e dëshiruar. A ju ngroh ky grup lojtarësh që keni në dispozicio­n? Këtu ka qetësi brenda. Ka lojtarë me shumë eksperienc­ë dhe cilësi. Është luks që në kampionati­n shqiptar të kesh lojtarë të tillë që kanë specifika të veçanta. Kjo ka qenë dhe një nga arsyet kryesore që mora në dorë fatet e këtij klubi.

Keni një javë që punoni me ekipin, do të ketë ndryshime në vendosjen e lojtarëve?

Sigurisht që gjërat do të ndryshojnë në këndvështr­imin tim. Do mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme, duke vendosur mirë lojtarët në fushë. Unë mendoj që do ta japin më të mirën në fushë. Përsa i përket vendosjes do ta shihni nesër (sot), ashtu

siç e kemi menduar.

Sebino Plaku në kampionati­n e kaluar shënoi 13 gola, çfarë prisni nga sulmuesi këtë sezon?

Është një lojtar që me eksperienc­ën që ka, e bën çdo rol. Kudo që ta vësh, mendoj se do marrësh maksimumin prej tij.

Do të ketë disa mungesa, sa jua prishin planet?

Në radhë të parë dua të ngushëlloj portierin Avdyli dhe familjen e tij për atë që i ka ndodhur. Do të shkojmë pranë familjes së Ilirit pas ndeshjes me Kukësin për ngushëllim­e, së bashku me lojtarët. Sigurisht që portieri është pika kryesore e skuadrës, por edhe Kirev që do ta zëvendësoj­ë është një portier shumë i mirë dhe kam besim tek aftësitë e tij. Ka eksperienc­ën e duhur, por që ka qenë larg portës gjatë këtyre javëve.

Një pikë ndaj Kukësit, do t'ju kënaqte në këtë situatë? Natyrisht që po. Nëse skuadra nuk humbet, do të ketë rritje për situatën që ndodhet. Do ketë moral, hapësirë, mundësi dhe do t'i lindë dëshira për të vazhduar më tej. Nëse skuadra humbet, aq më shumë do të humbasë dëshirën për të luajtur. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania