Panorama Sport (Albania)

Lushnja jep leksione, Tomori dorëzohet shpejt

Beratasit mbeten në krizë dhe renditen në "zonën e ftohtë"

- ALBAN ALUSHI

Në një "Roza Haxh iu" me dyer të mbyllura Lushnja ka mundur lehtësisht 3-0, Tomorin, në javën premierë të fazës së dytë të kampionati­t. Skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla ka dominuar plotësisht, duke konkretizu­ar me një fitore të pastër. Edhe pse me shkallë bosh, me vështirësi të jashtëzako­nshme për t'u stërvitur, me Korreshin të dëmtuar dhe Ademin të dënuar Lushnja ka komanduar duke i dhënë "derbit" ngjyra tërësisht verdhejesh­ile. Nga ana tjetër, Tomori është dorëzuar pa kushte. Me një mori mungesash, pezullimes­h e dëmtimesh, skuadra e Devollit bëri një ndeshje të heshtur dhe pa gjurmë.

NDESHJA - Nis një ndeshje e qetë. Kingsli vendoset përballë Bejtes, por për- plaset me portierin lushnjar, duke bërë që mjekët të fillojnë menjëherë nga puna. Lushnja e vë Tomorin përpara. Përmes një dominimi të plotë nuk kuptohej sesi skuadra e Gjylës nuk po dilte te goli. Në minutën e 18-të, Bufasi me kokë përplas topin te portieri Braçe, ndërsa nga 5-6 metra në tentativën e dytë dërgon topin mbi tra. Lushnja rrit shumë presionin dhe golat në harkun kohor të shtatë minutave ishin rrjedhë logjike e lojës sulmuese verdhejesh­ile. Mesfushorë­t qendrorë, Taullau dhe Baze, falë një loje shumë të mirë bëhen edhe autorët e golave. Në minutën e 35- të vjen avantazhi. Alushi pason për Gjylën që kroson në zonë, Xhafa ul me kokë për Taullaun, që pasi e kontrollon bukur topin godet në hyrje të zonës, duke shënjestru­ar në trekëndësh­in e majtë të portës beratase. Lushnja

është spektakola­re edhe te goli i dytë. Baze me kokë godet traversën, topin e rikthyer e godet Suljka. Në goditjen e dytë Baze është i saktë, duke futur bashkë me topin edhe portierin Braçe në rrjetë. Në minutën e parë të shtesës shfaqet Tomori. Mahmutaj godet

nga e djathta dhe Bejte për një devijim spektakola­r mund të shënonte. Ky ishte i vetmi moment i skuadrës mike. Në pjesën e dytë, Lushnja ngre shifrat me kapitenin Sefa. Sulmuesi 34- vjeçar merr një pasim nga Taullau dhe me majën e këpucës e dërgon topin në rrjetë. Kapiteni i Lushnjës shënon dhe golin e katërt që anulohet nga anësori Agaraj. Rezultati e dëmton edhe më shumë lojën e Tomorit. Beratasit bëhen nervozë dhe ngarkohen me kartonë, duke e mbyllur ndeshjen gati të dorëzuar. Lushnja merr tri pikë të thjeshta.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania