Panorama Sport (Albania)

Rikthehet Burreli, Xhixhua mund Besëlidhje­n

- GOLI: BURRELI: Në dispozicio­n: BESËLIDHJA: Karton të verdhë: Karton i kuq: Gjyqtarë: Vëzhgues: Delegat: Në dispocizio­n:

Ndeshja mes Burrelit dhe Besëlidhje­s nisi 14 minuta me vonesë për shkak se në stadium ende nuk kishte mbërritur ambulanca e spitalit të Burrelit. Drejtues të klubit thanë se e kishin njoftuar si zakonisht spitalin për të paraqitur ambulancën, por drejtues të spitalit thanë të kundërtën, që tek ata nuk kishte shkuar kërkesa zyrtare. Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që vonesa e ambulancës së spitalit të Burrelit të bëhet pengesë për fillimin e lojës në kohë në ndeshjet që luhen në stadiumin “Liri Ballabani”. NDESHJA

Burreli fitoi me meritë përballë një Besëlidhje agresive që në minutat e para të takimit. Që në minutën e 7-të, Isiaga Kamara konfrontoh­et me lojtarët e Burrelit dhe gjyqtari kryesor i takimit e ndëshkon me të verdhë. Ndonëse ishte një lojë e tensionuar, pasi të dyja skuadrat kërkonin me ngulm golin, më pranë ishin miqtë me Turad Kamara, i cili godet fort në minutën e 12-të, por portieri Selaci ndal topin. Shtatë minuta më vonë, Turad Kamara shkakton faull dhe ndëshkohet me të verdhë. Është Xhixhua, i cili afrohet pranë golit në minutën e 32-të, por topi godet shtyllën. Pak minuta më vonë është Hoxha për miqtë në prag të golit, por një dalje e saktë e Selacit mbyll aksionin. Pjesa e parë mbyllet me porta të paprekura. Në pjesën e dytë, miqtë janë më të tërhequr për të ruajtur rezultatin, por vendësit vazhdojnë të kërkojnë me ngulm golin. Në minutën e 56-të, Isiaga Kamara godet me shpullë pas koke futbollist­in e Burrelit, Farrukun, ndërsa gjyqtari kryesor i takimit Olsion Yzeiraj e ndëshkon direkt me karton të kuq. Situata acarohet paksa, derisa në fushë futen stafet teknike për ta qetësuar. Nga kjo minutë, lezhjanët luajnë inferiorë në numër ndaj matjanëve. Në minutën e 65-të vjen edhe goli i vetëm i këtij takimi. Mustafa Xhixhua merr një pasim në zonë dhe lehtë godet saktë, duke ngritur në këmbë tifozërinë matjane. Por, edhe pas këtij goli skuadra e drejtuar nga Elvis Plori nuk u ndal. Xhixhua, Methasani, Baholli, mund të kishin shënuar, por topi nuk e kalon vijën fatale, pasi një herë ndalet nga shtylla dhe dy herë nga portieri Bajri. Vendësit e ruajnë avantazhin deri në fund. Dritan Kurti Xhixhua 65’

Selaci, Baro (Baholli 61’), Danaj, Dedgjonaj, Farruku, Hyseni, Levendi (Jazaj 85’), Met’hasani (Shimba 75’), Xhixhua, Popaj, Ujkaj. ( Hila, Baholli, Hoxha, Jazaj, Murja, Paplekaj, Shimba Olamba). Trajner: E.Plori

Bajri, I.Kamara, T. Kamara, Fetaj, Hepaj, Hoxha, Licaj, D. Miloti, Rustemaj, Soumah, Thea (Berisha 73’). (

Berisha, Dore, Kryemadhi, R. Miloti, Moqi, Toma). Trajner: G.Lani

Farruku 69’/ I.Kamara 7’, T.Kamara 19’, Liçaj 66’

T.Kamara 56’ O.Yzeiraj, N.Rrapi

( Patos), A. Topi, O. Ferataj ( Fier)

Sokol Avdo Anastas Buneci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania