Panorama Sport (Albania)

Bylisi merr kreun dhe kërcënon Besën, Egnatian e “lë nafta”

-

Në Ballsh, Bylisi ka bërë më së miri detyrën, madje duke treguar diferenca në lojë dhe kualitete me Egnatian. Skuadra e trajnerit Dovedan ka mundur 2-0 ekipin rrogozhina­s falë golave të Bejit dhe Peposhit dhe kështu merr përkohësis­ht vendin e parë, duke qenë se Besa pret nesër në “shtëpi” Pogradecin.

NDESHJA

Bylisi e nis në sulm me aksione të bukura e të shpejta. Skuadra e trajnerit Veljko Dpovedan dallohet për zbritjet e shpeshta në portën rrogozhina­se, madje ballshiotë­t të japin përshtypje­n se do të bëjnë goleadë. Por, duket se janë të pasaktë si Beji ashtu edhe Kofi. Secili ka pasur nga dy raste për gol. Nga ana tjetër, rrogozhina­sit nuk e kanë pritur këtë sulm të Bylisit dhe janë mbrojtur me forca të shumta. E madje, për të ulur edhe vrullin e lojës së vendësve, janë përpjekur që edhe të frenojnë aksionet e Bylisit, duke vonuar edhe lojën në përplasjet me vendësit, duke u shtrirë për të përfituar minuta. Kjo nuk u ka pëlqyer ballshiotë­ve që disa herë i janë drejtuar gjyqtarit kryesor për të ndëshkuar miqtë. Pjesa e parë mbyllet 0-0, ndonëse duhet theksuar avantazhi i shpeshtë i vendësve. Në pjesën e dytë, Bylisi është hedhur i gjithi në sulm pas udhëzimeve të trajnerit Dovedan. Një aksion i bukur me këmbëngulj­e është Beji që shënon me një top të gjuajtur në dy kohë drejt portës dhe ka 1-0. Ballshiotë­t me futjen e Muratajt marrin më shumë gjallëri në sulm dhe shënojnë golin e dytë. Nga një asist i Valentino Muratajt është Peposhi që gjuan bukur dhe shënon duke i çuar shifrat në 2- 0. Bylis rikthehet kështu te fitorja në fushën e vet,

ndërsa Egnatia nuk ka fuqi që të gjejë as golin e nderit në Ballsh. Me këto 3 pikë në fushën e vet, Bylisi është në krye, duke qenë se Besa luan sot dhe ballshiotë­t presin me interes rezultatin e sfidës që zhvillohet në Kavajë. Erjon Saliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania