Panorama Sport (Albania)

Apolonia çlirohet, “tris” Turbinës në... aneks

Dominim i fierakëve në një ndeshje pa tifozë

-

Apolonia kthehet te fitorja, pas gati dy muajsh pritjeje. Në ndeshjen e luajtur në aneksin e "Loni Papuçiut" pa tifozë, fierakët kanë dominuar në të gjitha drejtimet ndaj cërrikasve, duke u shënuar tre gola. Qysh në minutat e para është vënë re një Apoloni "e uritur", që qarkullon topin, zotëron mesfushën dhe shfaqet rrezikshëm në sulm. Miqtë janë të ngathët në lojë dhe të vetmit që përpiqen të bëjnë diçka janë kapiteni Rroshi dhe Eyoh. Sinjalin e parë për vendësit e jep K. Prifti, i cili në minutën e 12-të gjuan fort brenda zonës, por topi pritet nga Demollari. Megjithatë, 6 minuta më vonë zhbllokohe­n shifrat. Ka goditje dënimi dhe Meto harkon një top në zonë, Bakalli gjuan me kokë dhe 1-0. Presingu i Apolonisë vazhdon, ndërkohë i pari rast për Turbinën regjistroh­et në të 32ën, kur Rroshi pason për Eyoh, por tentativa e afrikanit shkon jashtë. Bardhejesh­ilët shtojnë volumin e lojës dhe rastet, por K. Mehmeti gjen vetëm rrjetën e jashtme në fundin e fraksionit të parë. E dyta ka të njëjtën pamje, madje me rritje të epërsisë së skuadrës së Marjol Mihos. Provon fillimisht Hidersha, i cili dje ishte graduar

kapiten, por gjuajtja e tij nga rreth 20 metra pritet nga Demollari. Pa kaluar as 2 minuta, fierakët zbresin rrjedhshëm nga e djathta, ku krosimi i K. Mehmetit gjen Hysenshaha­jn brenda zonës, i cili dyfishon rezultatin në minutën e 54-t. Pas 1 minute, K. Prifti gjuan fort dhe

vetëm grushtimi i portierit të Turbinës i mohon një gol të sigurt. Pas disa përpjekjev­e, në të 72-ën "gatuhet" edhe goli tjetër. I sapofuturi në fushë, Aljon Lalaj, në të parën ndeshje zyrtare me Apoloninë dhe në të parin kontakt me topin, fiton një 11metërsh, të cilin e kthen në gol

i pagabueshm­i Hysenshaha­j. Cërrikasit shpresojnë për "golin e nderit" dhe 3 minuta para fundit Belliu harkon rrezikshëm nga anësorja e majtë, por topi prek vetëm traversën. Përfundimi­sht 3-0, rezultat që duket se ka kthyer disi qetësinë te fierakët. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania