Panorama Sport (Albania)

Makthi merr fund, Elbasani fiton pas 195 ditësh

Afrikani Ezike bën heroin, Orikumi ngecet te shtylla

- VLADIMIR MEMA

Rikthimi në shtëpi pas 70 ditësh mu ngesë i sjell fat Elbasanit. Pas 10 javësh, më në fund ka ardhur fitorja e parë për verdheblut­ë. Ata kanë likuiduar Orikumin me një gol të Kristian Ezikes në të 53-ën minutë, duke marrë një trepikësh që u jep frymëmarrj­e dhe rrit disi moralin për të shpresuar te misioni "mbijetesë". Ka qenë një ndeshje mbi nivelin mesatar dhe tejet e luftuar në të dyja kampet. Miqtë ishin të pafat, pasi përtej një goli të anuluar në pjesën e parë, në të dytën tronditën dy herë shtyllën. Sakaq, të besuarve të Elvis Kotorrit edhe pse dominuan në lojë dhe raste, në fund u ka mjaftuar vetëm rrjeta e sulmuesit afrikan. Edhe pse ky rezultat nuk i largon nga fundi, pozitiv është fakti që për të parën herë mbyllën një 90- minutësh, pa u ndëshkuar.

Pjesa e parë - Përballja nis vrullshëm që në fillim, me vendësit që shohin si shpëtim vetëm fitoren, ndaj hidhen në sulm që në minutat e para. Fillimisht, elbasanasi­t rrezikojnë me Eziken dhe Hoxhajn, por rastet e tyre neutralizo­hen nga gardiani Halilaj. Loja bëhet interesant­e me Orikumin që më shumë mbrohet dhe tenton kundërsulm­in, por pa rezultat. Në të 30-ën verdheblut­ë kombinojnë bukur mes tyre, por goditja e J.Lleshit pritet nga portieri mik. Vendësit

ushtrojnë shumë presion, por hasin vështirësi në goditjen e fundit, ndërsa për miqtë vlen të theksohet një gol i anuluar në këtë fraksion loje.

Pjesa e dytë - Pjesa e dytë nis si e para, me një Elbasan që ngulmon fort dhe shton presingun në portën e Halilajt, duke e detyruar këtë të fundit t'i shpëtojë një top nga këndorja dhe Ezike fare pranë zonës nuk e ka të vështirë të shënojë në të 53- ën. Gëzim i ligjshëm i vendësve, me afrikanin që shkon ta festojë golin me shokët në pankinë. Orikumi ndryshon strategji dhe sheh më shumë drejt portës elbasanase dhe i afrohet golit me një roveshatë spektakola­re të Dhramit, por për fatin e tij të keq prek shtyllën dhe shkon jashtë. Elbasanasi­t nuk shfrytëzoj­në si duhet hapësirat, me lojtarët që humbin raste të panumërta në portën e Halilajt dhe, për pak, në fundin e takimit mund ta pësonin. Çapoj në shtesë godet pa shumë pretendime, por sfera prek shtyllën pas devijimit të Molit dhe del në këndore. Nuk ka më kohë dhe Elbasani siguron tri pikët e para të kampionati­t, duke u rikthyer te triumfi pas plot 195 ditësh, në fitoren 5- 0 ndaj Maliqit në Kategorinë e Dytë.

 ??  ?? Verdheblut­ë duke festuar golin e djeshëm
Verdheblut­ë duke festuar golin e djeshëm
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania