Panorama Sport (Albania)

Begeja: Kujdes, nuk duhet të lëshojmë kreun

-

Me Bylisin që po ushtron presion për kreun, Besa është e kushtëzuar që të luajë vetëm për fitore sot ndaj Pogradecit. Trajneri Gentian Begeja, duke pasur grupin e plotë dhe optimizmin në ekip, beson te vazhdimësi­a. "Vijmë si kryesues në këtë përballje dhe pas 4 fitoreve rresht. Gjendja në grup është mjaft e mirë dhe ndiej optimizmin te të gjithë. Kemi pasur 2 javë kohë për t'u përgatitur dhe jemi gati. Gjatë javës që po lëmë pas, ua kam bërë të qartë futbollist­ëve se, kur fitorja kërkohet medoemos dhe me nervozizëm, ka vështirësi. I kam kërkuar grupit ta marrë gjithçka me qetësi e siguri. Goli apo golat mund të vijnë në fillim të ndeshjes apo në çdo moment. Pra, duhet të jemi të qetë, dominues në fushë me shpirt, dëshirë dhe ego, sepse patjetër që golat nuk do të mungojnë, sikurse deri tani. Me qetësi, siguri e maturi mundëm Bylisin në Kavajë, ashtu do të mundim edhe Pogradecin. Kundërshta­ri meriton vlerësim, gjithsesi çdo ndeshje fitohet në fushë. E kam thënë dhe e përsëris se çdo ekip bëhet i vështirë kur t'i ia lejon duke gabuar shpesh para portës apo dhuruar topa në zonën tënde. Me Elbasanin e vendit të fundit fituam minimalish­t, ndaj duhet kujdes. Personalis­ht, pres që këtë përballje ta fitojmë për disa arsye. E para dhe më kryesorja, të mos lëshojmë kreun që e kemi merituar me djersë e lojëra të bukura. Së dyti, të fitojmë edhe si detyrim e shpërblim për tifozët, që do të na mungojnë dhe e treta, të fitojmë për të vijuar rrugëtimin drejt Superiores", përfundoi Begeja. Feriz Ferizaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania