Panorama Sport (Albania)

Çerepi: Besa nën presion, mjafton të marrim pikë

-

Pogradeci udhëton me objektivin e qartë për të mos dalë pa pikë nga Kavaja. Edhe pse në fazën e parë, pogradecar­ët mposhtën Besën, "veterani" Kopi Çerepi mendon se ky 90-minutësh do të jetë ndryshe. "Ajo ndeshje i përket së shkuarës. Lidhja e vetme ekziston te fakti se luajnë dy rivalë dhe po të shohësh, përsëri është Besa ekipi nën presion. Kjo, pasi duhet të mbajë pozicionin dhe ne jemi sfidantët e kësaj renditje. Jemi komodë dhe mjaft të kënaqur në qoftë se dalim me një pikë nga kjo ndeshje, megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk do të luftojmë fort për tri pikët", tha Çerepi. Pasi kanë mësuar edhe rezultatet e ndeshjeve të tjera, liqenorët ndihen të favorizuar. "Çdo rezultat i takimeve të luajtura shkoi në favorin tonë. Është momenti të përfitojmë. Ekipi është stërvitur mirë. Kemi vetëm një futbollist të dëmtuar dhe po marrim masat për këtë. Besoj se e kemi gjetur të duhurin, që do të zëvendësoj­ë Topllarin", theksoi Çerepi. Nga sa mësohet, do të jetë Alillari futbollist­i që së bashku me Ivanaj do të përbëjnë edhe dyshen sulmuese për këtë takim. Në pozicionet e tjera do të jetë po ajo përbërje që zakonisht kemi parë te liqenorët. Këtë e konfirmon edhe vetë mbrojtësi. "Jo vetëm do të luajmë si zakonisht me dy sulmues, por do të jemi sulmues në çdo moment. Nuk kemi çfarë të humbasim në qoftë se nuk jemi me riskun për të shënuar. Rezultatet pozitive nuk merren duke qëndruar në mbrojtje. E dimë që kemi përballë një ekip cilësor, por mos harrojmë se edhe ne jemi të tillë", përfundoi mbrojtësi. Romeo Xinxifi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania