Panorama Sport (Albania)

“Zgjodhi 3 herë Kosovën”, Mavraj i përgjigjet Bunjakit

Kapiteni i kuqezinjve: Koha më dha të drejtë

- OLSI TUJANI

Suksesi momental në Kosovë ka bërë që shumë figura të lidhura me sportin apo drejtpërdr­ejt me përfaqësue­sen, të hapin "arkivat". Po, të shfletojnë historinë për çfarë ka ndodhur në të shkuarën, duke kërkuar që ta vënë këtë përfaqësue­se në qendër të vëmendjes për të dhënë nga të gjitha drejtimet idenë se mbetet skuadër e shumëkërku­ar. Së fundmi, është ish-trajneri i përfaqësue­ses së Kosovës që ka treguar diçka nga e shkuara, që sipas tij mund të sillte një sërë ndryshimes­h në skuadër.

BUNJAKI

Albert Bunjaki ishte i pari trajner i Kosovës në momentin e pranimit në UEFA dhe FIFA që udhëhoqi "Dardanët" në fushatën e parë të kualifikue­seve zyrtare. Së fundmi, në një deklaratë të bërë për të shkuarën e tij në krye të kësaj skuadre, Bunjaki ka rrëfyer edhe disa të pathëna. Këtë herë në qendër të debatit është vënë kapiteni i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj. "Shumë gjëra nuk janë thënë. Mund të them se Mërgim Mavraj në tri raste ka pranuar që t'i bashkohet Kosovës. Ai nuk është lejuar në tri raste që të vijë, duke mos u lejuar nga Bokumi", ka deklaruar Albert Bunjaki për "T7". PRESIONET

Më tej, ish-trajneri i Kosovës ka komentuar edhe vështirësi­të e tij të punës. Bunjaki ka treguar se gjatë kohës që ka qenë në krye të "Dardanëve" ka pasur shumë presione për futbollist­ë të ndryshëm. "Kishte presione të vazhdueshm­e. Ato presione i kam marrë më shumë me pozitivite­t, pasi ka qenë dëshira dhe vullneti i njerëzve që të dërgojnë përpara Kosovën. Gjithashtu ka pasur edhe dëshira egoiste të prindërve, të cilët kanë dashur që t'i kenë fëmijët e tyre te Kosova", është shprehur ish- trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki. KAPITENI

Mavraj është rritur jashtë Shqipërisë, mirëpo prej vitesh ka treguar kontributi­n e dhënë për Kombëtaren. Së fundmi ka pranuar edhe vetë që nuk po kalon formën ideale, e cila vjen edhe prej pushimit disamujor, por në karrierën e tij nuk kanë munguar momentet e arta. Një prej të cilëve e ka kaluar me Kombëtaren, duke plotësuar ëndrrën e madhe: Kualifikim­in në 'Euro 2016'. I kontaktuar nga "Panorama Sport", kapiteni i Kombëtares tregon si ka qenë e vërteta e zgjedhjes së Kombëtares shqiptare. I pyetur në lidhje me deklaratën e bërë nga Bunjaki, Mavraj komenton. "Në atë kohë Shqipëria kërkoi që të kem pasaportën shqiptare. Megjithatë, nuk ka rëndësi se çfarë ka qenë. Zgjodha Shqipërinë! Vitet që kaluan, dëshmuan që as unë dhe as Shqipëria nuk kemi gabuar", ka komentuar Mërgim Mavraj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania