Panorama Sport (Albania)

Gjimshiti: Kam qenë sulmues, tifoz me Ronaldon dhe Bajernin

-

oli ndaj Interit e ka vendosur shqiptarin në qendër të vëmendjes. Berat Gjimshiti është duke korrur frytet e një pune të madhe që ka bërë për t'u konfirmuar në Itali. "Gasperini më mësoi presionin. Kam dashur të bëhem pjesë e një grupi të madh", tregon fillimisht mbrojtësi i Kombëtares.

Golat - I pyetur në lidhje me golin e shënuar ndaj Interit, shqiptari ka rrëfyer edhe nisjen e karrierës dhe lidhjen me portën kundërshta­re. "Kam shënuar shumë gola pasi deri në moshën 14- vjeçare kam luajtur sulmues. Kur trajneri i të rinjve të Zyrihut më kërkonte të kthehem mbrapa, protestoja gjithmonë: 'Dua të shënoj,- i thosha'", ka vijuar Gjimishiti, një nga protagonis­tët kryesorë të Atalantës në triumfin 4-1 ndaj Interit.

Gasperini - Shqiptari tregon edhe herën e parë që është thirrur nga trajneri i bergamaskë­ve. "Kur në verë unë u thirra në grumbullim në Roveta, Gasperini më ftoi të stërvitem në fund. Ai kërkon shumë presion, në fazën mbrojtëse është një çekiç", vijoi Gjimshiti për "Corriere della Sera". Ikardi - Ndaj Interit, fitorja e madhe ishte jo vetëm goli dhe trepikëshi, por mbi të gjitha frenimi i Mauro Ikardit. "Nëse arrita që të ndal Ikardin, ndodhi edhe për meritë të shokëve të skuadrës që arritën të tregohen të saktë për të bllokuar krosimet dhe pasimet që vinin për të", është shprehur qendërmbro­jtësi i Atalantës.

Modeli - Gjimshiti ka treguar edhe modelet që ka ndjekur që në fëmijëri dhe idhujt në futboll. "Në fëmijëri kam qenë tifoz i Kristiano Ronaldos, ndërsa tani i Bajernit. Mbrojtës? Vidiç dhe Ferdinand më pëlqenin shumë. Sa i përket skuadrës sonë, Varnier është rikthyer dhe konkurrenc­a do të na forcojë. Personalis­ht me stimulon", ka deklaruar Berat Gjimshiti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania