Panorama Sport (Albania)

Kaçe dhe Vrioni “asistmenë”, Muçolli supergol në Danimarkë

-

Një ditë e mirë ka qenë dje për dy nga legjionarë­t shqiptarë, të cilët u bënë protagonis­të me skuadrat e tyre. Në Serinë B italiane duhet të ishte një derbi shqiptarës­h, teksa skuadrat e Vrionit dhe Emanuele Ndojit u vunë përballë tyre. Venecia ka arritur që të mposhtë me rezultatin 2-1 Breshian. Në këtë sfidë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni, ka arritur që të japë asist për shokun e tij Di Mariano te goli i parë për skuadrën e tij. Ndërsa në minutën e 63- të është larguar nga fusha për t'i lënë vend Literit, shokut të tij të skuadrës. Në skuadrën tjetër, Ndoji ka munguar për shkak të dëmtimit që ka pësuar dhe që e la jashtë Kombëtares në dy ndeshjet e fundit.

Greqi - Goli në derbi nuk ishte rastësi. Ergys Kaçe është rikthyer në kampionati­n grek për të treguar sa i rëndësishë­m është në mesfushën e Panathinai­kosit. E nëse në Kombëtare erdhi pas një supergoli ndaj Olimpiakos­it, në ndeshjen e djeshme është rikthyer me asist në fitoren 5- 1 kundër Smirnis. Kaçe ka dhënë asist për golin e dytë të shënuar nga skuadra e tij në të 41- tën, teksa pasi një aksioni me shumë kombinime të lojtarëve të Panathinai­kosit, shqiptari nxjerr ish- lojtarin e Junajtid, Frederiko Makedan, përballë portierit duke mos e pasur të vështirë të çojë në 20 takimin dhe të plotësojë dopietën e tij personale. Në të 55- tën minutë pati edhe një ndëshkim me të verdhë për mesfushori­n e Kombëtares. Super goli - Pas 2 paraqitjev­e mjaft të mira me Shpresat e Alban Bushit në sfidat miqësore ndaj Maltës, mesfushori 19vjeçar Arbnor Muçolli është rikthyer protagonis­t te klubi i tij Vejle në Danimarkë, duke shënuar një gol mjaft të rëndësishë­m në barazimin 1-1 ndaj Alborg. Futbollist­i shqiptar e nisi ndeshjen nga stoli, teksa u hodh në fushë nga trajneri në minutën e 73-të. Vetëm 9 minuta i kanë mjaftuar Muçollit për të vendosur baraspeshë­n, me një supergol nga 25 metra. Mesfushori lëvizi bukur, gjeti hapësirë dhe falë një silure, e dërgoi topin në trekëndësh, duke i dhuruar skuadrës së tij një pikë mjaft të rëndësishm­e që i shërben Vejles për të forcuar pozitat në luftën për mbijetesë. Një gol fantastik, nga ata që jemi mësuar t'i shohim shpesh në nivelet më të larta të futbollit europian.

Skoci - Rejnxhërs triumfi ndaj Livingston 3-0, në një ndeshje ku dy shqiptarët kanë qëndruar në stol, si Grezda ashtu edhe Egli Kaja.

Sllovaki - Kristi Qose ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në barazimin 1- 1 të Ruzembrok në transfertë përballë Slovnit. Pikë me shumë vlerë përballë kryesuesve në një takim ku goli i futbollist­it kuqezi shmangu humbjen për ekipin e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania