Panorama Sport (Albania)

"Bejlin e futëm në xhep, ju tregoj Grezdën kundërshta­r"

-

Ardian Ismajli duket se e ka fituar vendin e tij në Kombëtare. Falë besimit të Panuçit, pas Skocisë pati një shans edhe ndaj Uellsit, ku bëri një paraqitje pozitive. I rikthyer te Hajduk Split, shqiptari tregon se nuk ndien lodhje, por motivim për të qenë protagonis­t edhe në kampionati­n kroat. "Jam gati për takimin ndaj Slaven Belupos dhe na duhet të fitojmë. Nuk jam unë që e caktoj se kush luan dhe do të jetë trajneri që do ta vendosë nëse do të jem apo jo në fushë. Për sa i përket së ardhmes, jam i përqendrua­r tek ekipi im dhe të grumbulloj­më sa më shumë pikë", shprehet fillimisht mbrojtësi.

GARET BEJL - Ai gjithashtu tregon edhe për jetën e tij në Split, por edhe për sfidën ndaj Garet Bejl. "E futëm në xhep Bejlin dhe jam i lumtur. Kam luajtur mirë dhe këto janë momentet më të mira të karrierës sime, ndaj falënderoj Zotin për durimin. Besimi më ndihmoi të përkushtoh­em dhe punoj për periudhën e vështirë kur nuk isha as në pankinë. Panuçi ishte ai që insistoi që të zgjidhja Shqipërinë", shprehet 22-vjeçari për "Slobodnada­lmacija". KOSOVA - Nuk mund të mungonte as pyetja për largimin nga Kosova. "Një komb, dy shtete dhe fare pak ndryshim. Me Shqipërinë luajnë shumë lojtarë nga Kosova dhe e kundërta. Megjithatë, kur u largova nga Kosova u fol shumë. Panuçi insistoi shumë për të më bindur. Isha kapiteni i U-21 të Kosovës në barazimin historik 0-0 kundër Gjermanisë, por nuk më llogarisni­n për ekipin përfaqësue­s A. Çdokush ka preferenca dhe Panuçi më donte", vijoi ai.

KROACI - Mbrojtësi flet edhe për fenë dhe tre kundërshta­rët më të vështirë në kampionati­n kroat. "Jam mysliman dhe falem pesë herë në ditë. Në Split nuk ka xhami, por në qendër të qytetit ekziston një hapësirë ku mund të falemi. Besimi është diçka shumë e rëndësishm­e e jetës sime, më jep fuqi dhe më ndihmon në momentet e vështira. Tre kundërshta­rët më të vështirë kanë qenë Zhunior Fernandez, Mario Gavranoviç dhe Eros Grezda", ka deklaruar Ardian Ismajli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania