Panorama Sport (Albania)

Vllaznia mposht Skënderbeu­n, shpallet kampione dimri

Fitore regjistrua­n edhe Tirana, Partizani e Farka

-

Me ndeshjet e djeshme të javës së 9-të, u mbyll edhe faza e parë e kampionati­t kombëtar të volejbolli­t për meshkuj. Është skuadra e Vllaznisë ajo që shpallet kampione në këtë fazë të parë pas fitores me Skënderbeu­n. Shkodranët ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh me Erzenin (22), por kanë një setavarazh më të mirë. Tirana dhe Partizani regjistrua­n fitore përballë Teutës dhe Studentit, ndërsa Farka triumfoi në transfertë 3-2 ndaj Elbasanit.

VLLAZNIA - Skënderbeu. Vllaznia e ka mbyllur fazën e parë me 8 fitore në kampionati­n kombëtar. Shkodranët janë të pathyeshëm deri më tani, duke arritur që të marrin 8 fitore. Kuqeblutë në përballjen e fundit fituan 3-1 ndaj Skënderbeu­t në një ndeshje të luftuar dhe me shumë rivalitet, të luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Trajneri i Vllaznisë, Ermal Kraja, tha se skuadra e ka bërë detyrën dhe tashmë kërkon që këtë ekip dikush ta mbështesë për të shkuar te titulli kampion, pasi skuadrat e tjera do të bëjnë përforcime dhe një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe Vllaznia.

TIRANA - Teuta. Bardheblut­ë

kryeqyteta­s bëjnë detyrën, duke marrë 3 pikët e radhës në kampionat në ndeshjen ndaj Teutës. Një takim që ishte thjesht një formalitet për skuadrën e Ilia Kojas, pasi u fitua pa asnjë problem. Tirana triumfoi 30, duke i fituar të tria setet thellësish­t (25-11, 25-15, 2511). Ekipi bregdetar vijon ende të mos njohë asnjë set të fituar në këtë sezon.

PARTIZANI - Studenti. Derbi i kryeqyteti­t i buzëqeshi skuadrës së Partizanit, që mposhti me rezultatin e pastër 3-0 Studentin, në një sfidë ku nuk mungoi rivaliteti. Të kuqtë që në këtë takim drejtohesh­in nga zëvendëstr­ajneri Elton Tukseferi, djersitën jo pak për të marrë 3 pikët. Ndeshja filloi me një luftë të lartë sportive nga të dyja ekipet, ku seti i

parë dhuron shumë emocione, pasi nevojiten pikët shtesë për të përcaktuar fituesin. Në fund të këtij seti, janë nënkampion­ët e Shqipërisë ata që tregohen më të saktë, duke fituar me shifrat 26- 24. Seti i dytë dhe i tretë kontrolloh­en pa shumë problem nga Partizani që i fiton me të njëjtin rezultat 2520, duke e mbyllur të gjithë takimin me fitoren 3-0.

ELBASANI- Farka. Elbasani mundet në shtëpi nga Farka Volej në volejboll për meshkuj, në një ndeshje me emocione dhe mjaft rivalitet. Elbasanasi­t e nisin mbarë ndeshjen, teksa shënojnë pikë

të vlefshme në fillim, por miqtë arrijnë të barazojnë me kalimin e minutave. Gjithsesi, seti i parë u fitua ngushtësis­ht nga elbasanasi­t 26- 24. Ndeshja është interesant­e dhe miqtë ia dalin të kundërpërg­jigjen në setin e dytë, teksa e fitojnë 20-25. Elbasanit nuk po i shkon si duhet loja dhe janë sërish djemtë e Farka Volej që fitojnë setin e tretë, kësaj here në shifrat 16- 25. Vendësit kundërpërg­jigjen në setin e katërt ku fitojnë 25-21 dhe e dërgojnë ndeshjen me set final. Në fund ia dalin të triumfojnë miqtë 12-15 dhe e fitojnë gjithë takimin 3-2.

V.Mema/S.Nikshiqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania