Panorama Sport (Albania)

Shpartallo­hen portat, shënohen 57 gola në 5 ndeshje

Futboll femra/ Kinostudio, 21 gola Bilishtit

-

Plot 57 gola janë realizuar në 5 ndeshjet e zhvilluara dje në kampionati­n kombëtar të futbollit për femra. Një shifër e jashtëzako­nshme që tregon diferencat e mëdha ndërmjet ekipeve në këtë kompeticio­n. Skuadrat e kreut si Tirana, Kinostudio dhe Vllaznia regjistrua­n 3 pikët e radhës, duke marrë fitore shumë të thjeshta në këtë javë. Teuta dhe Juban Danja korrën fitore në transfertë, ndërsa takimi Apolonia-Termi nuk u zhvillua për shkak se skuadrës kryeqyteta­se iu prish autobusi dhe kështu nuk mundi që të paraqitej në këtë takim.

TIRANA - POGRADECI 14-0 Tirana shpërtheu me një lumë golash në ndeshjen e djeshme ndaj Pogradecit. Plot 8 gola u realizuan në pjesën e parë të ndeshjes, ku rezultati u zhbllokua nga një autogol i Xhangos. Ndërkohë që lojtarja më e mirë në fushë ishte Begallo, e cila shënoi një 3-golësh. Nga një dopietë realizuan Leba dhe Mica, ndërkohë rrugën e rrjetës gjetën edhe Kotarja, Mema, Niçku, Selja, Tota dhe Koldasji. GOLAT: Gruda 10' 38', Doçi 14' 39', Jaçe 32', Franja 34', Piranaj 42', Paviçeviç 70', Saviçeviç 75', Mustafa 77' VLLAZNIA: Raxhini, Shega, Piranaj, Mustafaj, Gjini, Doçi, Franja, Gruda, Avullija (Deja 48'), Gjergji, Hoshja (Shkëmbi 1'). Trajner: Nikolin Leka. DAJTI: Ferraj, Rexhepi, Gjoni, Xhaferri, Koromani, Çikollari, Shehaj, Molla, Kaca, Koka, Xhabafti (Lami 55').

Trajner: Klodjan Gjonpalaj. GJYQTARË: M. Cemeri, E. Laraj, E. Sharku, B. Grepi DELEGAT: Nikolin Lorenci

BILISHTI - KINOSTUDIO 0-21 Një rezultat i jashtëzako­nshëm u regjistrua në Bilisht, aty ku kryeqyteta­set e Kinostudio­s shpartallu­an me 21 gola ekipin vendës. Në këtë takim Vishkulli u tregua e papërmbajt­shme me 8 gola të shënuar. Nga një 3-golësh realizuan Qose dhe Xhindole.

VLLAZNIA - DAJTI 10-0

Një fitore me dyshifrore mori edhe Vllaznia. Kampionet e Shqipërisë e shkundën plot 10 herë rrjetën e skuadrës mike nga Tirana. Gruda dhe Doçi e gjetën dy herë rrugën e rrjetës, ndërkohë që golat e tjerë u shënuan nga Jaçe, Franja, Piranaj, Paviçeviç, Saviçeviç dhe Mustafa.

MALIQI - JUBAN DANJA 0-6 Ekipi shkodran i Juban Danjas mori fitoren e parë në kampionat, duke mposhtur në transfertë me një rezultat tenistik Maliqin. Lojtarja me e mirë në fushë ishte Jaku, e cila shënoi katër gola, duke i dhënë suksesin e parë sezonal ekipit verior. Në këtë sfidë realizoi një dygolësh

edhe Thomaj. Vendëset pësuan disfatën e gjashtë dhe ende nuk kanë marrë asnjë pikë në këto 6 javë të para.

AAS - TEUTA 2-4

Vajzat durrsake regjistrua­n triumfin e dytë në kampionat, duke thyer jashtë fushe ekipin nga Shkodra AAS. Çela kaloi i dha avantazhin skuadrës mike në të 5-ën. Shtatë minuta më vonë vendëset barazojnë me anë të Tukajt. Malaj kalon sërish në avantazh Teutën, por në fundin e pjesë së parë Sifaj vendos baraspeshë­n. Teuta shënon 2 gola të shpejtë në të 62-ën dhe 63ën me Bushin e Metallën, duke marrë fitoren 4-2. A.Dushku/I.Merolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania