Panorama Sport (Albania)

Teuta zhyt Vllazninë, blerjet nuk mjaftojnë

Neven Plantak: Kemi nevojë për më shumë kohë

- SENAD NIKSHIQI

llaznia në basket bollin e meshkujve ka marrë një tjetër humbje. Kështu, trajneri ri Neven Plantak, i ardhur në skuadër bashkë me tre lojtarë amerikanë, nuk kanë mundur që të sigurojnë një fitore në këtë përballje të parë, duke mos pasur në dispozicio­n kohën e nevojshme për t’u konsolidua­r. Skuadra shkodrane në këtë përballje pati mbështetje­n e plotë të tifozëve, të cilët iu përgjigjën kërkesës së ekipit për t’i mbështetur, por pavarësish­t kësaj, në fund përballja e luajtur në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” përfundoi me fitoren e Teutës. Vllaznia realisht e nis më mirë ndeshjen, duke pasur një lloj dominimi ndaj një Teute, e cila më shumë se gjithçka fillimisht po studionte Vllazninë dhe lojtarët e rinj të saj. Shkodranët qartazi tregojnë se diçka ka ndryshuar në radhët e tyre krahasuar me më përpara, por sërish ekipi shfaq luhatjet e veta në fushën e lojës. Vllaznia mban kryesimin edhe për pak në fillimin e periodës së dytë dhe më pas dorëzohet. Teuta nis të kontrolloj­ë gjithçka duke dominuar plotësisht në periodën e dytë dhe të tretë, të cilat i fiton respektivi­sht

11-19 dhe 9-26. Në 10minutësh­in e fundit durrsakët administro­jnë dhe e gjithë ndeshja mbyllet 56- 78 për Teutën. Vllaznia vijon të jetë në vendin e fundit, por që tashmë synon që me ndryshimet e reja situata të ndryshojë dhe kuqeblutë të shpëtojnë nga rënia

prej Kategorisë A në kampionati­n kombëtar të basketboll­it.

FLET TRAJNERI PLANTAK – Tekniku i ri i shkodranëv­e e komentoi kështu ndeshjen e tij të parë në stolin kuqeblu: “Është ndeshja jonë e parë dhe nuk kishim çfarë të bënim më tepër. Kishim shumë pak kohë në dispozicio­n për të bërë ndryshime thelbësore. Unë sapo kam ardhur dhe po ashtu edhe tre lojtarët amerikanë. Natyrshëm që na duhet ende kohë për t’u përgatitur dhe për të ndryshuar për mirë rrjedhën te Vllaznia. Kemi ndeshje të vështira përpara, por ne nuk duhet të dorëzohemi dhe natyrshëm që në këto tri përballje do përpiqemi të marrim ndonjë fitore. Unë them se pas ndeshjes me Partizanin, pra pas tri ndeshjesh, skuadra jonë do arrijë që të konsolidoh­et ashtu si e mendoj unë, në mënyrë që të kemi rezultate pozitive”, deklaroi Neven Plantak.

KAMPIONATI I PESHËNGRIT­JES

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania