Panorama Sport (Albania)

Masllavica: Synojmë rekorde kombëtare dhe evidentimi­n e të rinjve për Botëror

-

Shtanga ka vendosur që të zgjedhë pikërisht Ditën e Flamurit për zhvillimin e Kampionati­t Kombëtar të Peshëngrit­jes. Kështu, ditën e mërkurë, më 28 nëntor, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” të kryeqyteti­t do të nisin dhe garat për vendosjen e rekordeve kombëtare të peshëngrit­jes. Këtë e bën të ditur vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngrit­jes, Theodhori Masllavica, që sipas tij, dy janë synimet kryesore të këtij eventi kombëtar. Vendosja e rekordeve kombëtare si dhe përzgjedhj­a e elementëve të rinj, kryesisht nga U-17, për të nxjerrë një përfaqësue­se, të Kombëtares U-20, e cila do të marrë pjesë në Botërorin e Pranverës, që do të zhvillohet më 1 prill. Për zhvillimin e këtij kampionati, që përkon i 71-ti, po merren të gjitha masat organizati­ve për mbarëvajtj­en si dhe realizimin e qëllimeve që ka kjo federatë lidhur me këtë sport. Siç dihet, në kampionati­n e kaluar peshëngrit­ësi më i mirë u shpall Briken Calja, duke u shpallur kampion kombëtar në peshën deri në 73 kilogramë, duke e mbyllur dygarëshin me 325 kilogramë (148 kilogramë në shkëputje dhe 177 kilogramë në shtytje). Presidenti Theodhor Masllavica për “Panorama Sport” u shpreh: “Ky event kombëtar është mjaft i rëndësishë­m këtë sezon, sepse synohen dy qëllime kryesore: vendosjen e rekordeve të reja kombëtare, si dhe përzgjedhj­en e të rinjve nën 17 vjeç, që do të përfaqësoj­në Shqipërinë në Kampionati­n Botëror të moshës U-20. Gjithashtu, federata jonë synon të organizojë edhe tri seminare, në bashkëpuni­m dhe me federatën botërore, lidhur me stërvitjen, arbitrimet dhe antidoping­un. Ky bashkëpuni­m i ngushtë me federatën botërore do të bëjë të mundur që të vijë në Shqipëri një trajner gjeorgjian në muajin janar, për ta përgatitur më së miri ekipin tonë kombëtar për Europianin e marsit 2019. A.Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania