Panorama Sport (Albania)

Flamurtari rikthehet të shkëlqejë, thyen SHB Tiranën 67-62

Basketboll femra Grupi A/ Vllaznia fiton ndaj Elbasanit

-

Flamurtari rikthehet të shkëlqejë në kampionat, duke mposhtur me rezultatin 67-62 Shoqatën e Basketboll­it Tirana. Takimi i djeshëm në Vlorë u karakteriz­ua nga një rivalitet i lartë, ku të dyja ekipet luftuan deri në fund për fitoren. Kampionet e Shqipërisë u treguan më të sakta përgjithës­isht gjatë gjithë ndeshjes dhe ia dolën me sukses për të marrë fitoren e katërt sezonale. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 36- 34 për vendëset, pas një lufte shumë të fortë sportive. Me të njëjtin ritëm u zhvillua edhe pjesa e dytë e ndeshjes, ku janë sërish vajzat vlonjate ato që janë më të qarta në lojë, sidomos në 10minutësh­in e fundit, ku arrijnë të shkëputen deri në 10 pikë diferencë. Por kryeqyteta­set e drejtuara nga Mirza Alibegaj nuk dorëzohen dhe luftojnë deri në fund. Megjithatë, është Flamurtari që nuk fal dhe ia del ta fitojë të gjithë ndeshjen me rezultatin 67-62. Dje u zhvillua (20-17, 16-17, 14-13, 17-15) FLAMURTARI: Rapaj, Palako, Aliaj, Bye, Daboviç/ Kasaj, Lloji, Bleda, Danaj, Hasanaj.

V. Toska

SHB. TIRANA: Nikpaljevi­ç, Xhanaj, Çorto, Lalaj, Mehmeti/ Fekollari, Nelaj, Gjini.

M. Alibegaj Gjyqtarë: J. Muho, G. Cici( Tiranë)

një tjetër sfidë e vlefshme për grupin A, në Kategorinë e Parë, ku Vllaznia regjistroi një fitore ndaj Elbasanit në ndeshjen e luajtur në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”. Vajzat shkodrane fituan 85-67 përballë mikeve nga Elbasani. Një ndeshje e dominuar nga Vllaznia, e cila fitoi në të gjitha periodat duke dominuar krejt takimin. Perioda e parë u fitua me rezultatin e ngushtë 2523 nga vendëset. Në periodën e dytë Vllaznia e rrit ritmin e lojës dhe arrin të triumfojë në shifrat 20- 11. Perioda e tretë luhet sërish me rivalitet, ku shkodranet fitojnë vetëm me një (25-23, 20-11, 20-19, 20-14) VLLAZNIA: Lumaj,

I. Dashja, Mustafa, Basha , A. Dashja/ Kolombi, Kaçi, Verri, Kraja, Rroku, Sinani, Mala.

Trarjner: B. Gjeçaj ELBASANI: Zenuni, Qosja, Shabani, Ahmeti, Hasa/ Skuqi.

Trajner: E. Xhyra Gjyqtarë: E. Gjoni, K. Canaj

pikë diferencë 20-19, ndërkohë që në fraksionin e fundit Vllaznia triumfon 20-14 për ta mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin 85-67. Nën drejtimin e trajnerit Bledar Gjeçaj, gradualish­t skuadra shkodrane po njeh një rritje në lojë dhe rezultate. O.Llambro/ S. Nikshiqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania