Panorama Sport (Albania)

“Kristiano mjeshtër, por ndeshjen e ndryshoi Kosta”

-

Fitorja e dymbëdhjet­ë në kampionat, “asfaltohet” edhe Spali. Juventusi mban kreun. Një sukses në dukje i lehtë për ta, por nuk e mendon kështu Masimilian­o Alegri. “Zonja” tregoi edhe një herë se po i drejtohet pa shumë probleme titullit të tetë radhazi të Serisë A. Nga fitorja në “San Siro” kundër Milanit (02) përpara pauzës së kampionati­t tek ajo dje në Torino, ekipi u tregua solid, duke mos vuajtur thuajse për asnjë moment. “CR7, AI QË NA MUNGONTE” - E di mirë trajneri i bardhezinj­ve, Alegri, i cili pas ndeshjes, për mikrofonat e medias deklaroi: “Nuk ishte e lehtë, pas pauzave të mëparshme kemi bërë vetëm 20 pikë, më pak se kundërshta­rët tanë. Për më tepër që SPAL-i luan mirë dhe në fillim të ndeshjes na krijoi vështirësi. Më pas gjetëm vendosjen e duhur në fushë me Duglas Kostën më të tërhequr dhe Manxukiç e Ronaldon në vijën e parë. Kristiano bën lëvizje që i rrëmbejnë kohën kundërshta­rit dhe është pikërisht kjo për çfarë kishim dhe kemi nevojë, ndërkohë që ndonjëherë humbasim një kohë lojë me ndonjë pasim më shumë”. Në fund Alegri i ka uruar Maxarrit “shërim të shpejtë”, nuk ka komentuar çështjen antidoping me protagonis­t Sergio Ramosin, por është ndalur te disa individual­itete

të “Zonjës”: “Bentankur më pëlqeu, edhe pse duhet të përmirësoh­et në pasimin e fundit”. Te sfida me Valencian: “Studioj çdo kundërshta­r, por dua që të jetë skuadra ime që komandon. Mund të ketë rrotacion: kemi shumë ndeshje dhe ka hapësirë për të gjithë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania