Panorama Sport (Albania)

Keita: Nga golat më emocionues, në Champions me kokën lart

-

Pak minuta pas vërshëllim­ës së trefishtë të Pairetos, Keita Balde, heroi i mbrëmjes me dopietë (mes rastësive: numri 12, ndeshja e 12 me Interin, goleadori i 12-të sezonal i zikaltërve…) është ndalur nga mikrofonat e gazetarëve të pranishëm në "San Siro", duke komentuar paraqitjen super kundër Frozinones: "Më mungonte një mbrëmje si kjo, por jam i vetëdijshë­m për cilësitë e mia dhe puna që kryej në stërvitje. Ishte kohë që nuk luaja titullar, por e rëndësishm­e është gjithmonë fitorja e skuadrës. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e Champions-it. Mesazh për Spaletin? Jo, çdo lojtar kërkon të luajë e të japë kontributi­n. Por, duhet të jemi gati për 5, 10 apo 90 minuta, sipas kërkesave të trajnerit".

ME KOKËN LART - Keita, të cilit goli në Serinë A i mungonte nga marsi i vitit të kaluar kur mbante veshur fanellën e Lacios, ka vijuar: "Ishte shumë e rëndësishm­e të fitonim sot (dje) pas humbjes në Bergamo dhe bëmë gjithçka mirë. Gjithashtu, personalis­ht kisha dëshirë të rigjeja golin dhe sinergjinë me shokët e skuadrës: ambienti tani është në harmoni, jemi një ekip i madh, një grup i bukur dhe të gjithë, edhe kush nuk është i gatshëm të zbresë në fushë, japin kontributi­n. Goli? Një nga më emocionues­it e karrierës sime: e shënova në shtëpi, përballë tifozëve tanë dhe më pushtoi një ndjenjë fantastike. Më pëlqen të ndiej dashurinë e tifozëve, shpresoj të shënoj më shumë përveç këtij. Jemi një skuadër që mund të arrijë majat e dëshiruara nëse qëndrojmë të bashkuar. Champions-i? Shkojmë me kokën lart, krenarë: jemi Interi dhe s'duhet të kemi frikë nga askush".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania