Panorama Sport (Albania)

Statistika

-

- Janë 150 precedentë­t në Serinë A mes Lacios dhe Milanit. 28 suksese për bardhekalt­rit, 58 barazime dhe 64 fitore kuqezi.

- Në të gjashta sfidat e fundit të luajtura në “Olimpico” dhe të vlefshme për Serinë A, të dyja ekipet kanë gjetur rrugën e golit.

22 gola në total me një mesatare prej 3.7 realizimes­h për ndeshje.

- Bardhekalt­rit kanë fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit në shtëpi dhe kanë barazuar në vetëm një rast. Për të arritur të njëjtin numër rezultates­h pozitive, Lacios i ishin nevojitur 11 ndeshje në shtëpi në serinë e mëparshme.

- “Djalli” ka fituar vetëm një nga 16 përballjet e fundit direkte me ekipet e renditura në katër vendet e para të Serisë A. Fitorja e fundit daton pikërisht ndaj Lacios në janarin e kaluar. - Kuqezinjtë janë ekipi që ka fituar më shumë pikë falë golave të shënuar në dhjetë minutat e fundit të ndeshjeve në këtë sezon të Serisë A. 6 pikë për Milanin, ndërkohë që në të njëjtën hapësirë kohore, skuadra e Inzagit nuk ka humbur asnjë pikë.

- Xhenaro Gatuzo është trajneri që ka përdorur më pak futbollist­ë në kampionati­n e sivjetshëm. 18 lojtarë, nga të cilët një ka qenë titullar në të paktën dy ndeshje.

- Bardhekalt­rit janë ekipi që është ndëshkuar më së shumti me kartonë të verdhë për protesta (7) gjatë këtij edicioni të Serisë A.

- Sulmuesi Çiro Imobile, të vetmem tripletë në “Olimpico” e ka shënuar pikërisht ndaj Milanit në shtatorin e kaluar, kur sfida përfundont­e 4-1 për vendësit. - Marko Parolo ka shënuar nga një gol në dy ndeshjet e fundit me fanellën e Lacios. Mesfushori nuk ka shënuar kurrë më parë në karrierë në tri takime radhazi.

- Hezus Suso ka marrë pjesë në vetëm një nga pesë golat e fundit që Milani i ka shënuar Lacios. Ndaj asnjë skuadre të përballuar të paktën pesë herë, spanjolli nuk ka bërë me keq se kaq.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania