Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: Kërkojmë Champions-in, Milani nuk është parking

“Po hetojmë dëmtimet, nuk mund të jenë rastësore”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

jë sy nga ai që nuk është, teksa mend ja mendon për atë që mund të vijë. Pragndeshj­a e Gatuzos rrjedh mes një morie mendimesh, të ndara kështu mes merkatos dhe dilemave të formacioni­t. Në valle është vendi i katërt e mbase në raste të tjera trajneri kuqezi as që do t’i komentonte dëmtimet, por duke parë numrin e lartë, është i detyruar të sqarojë: “Duket sikur nuk dimë se çfarë duhet të bëjmë. Problemi i këtij Milani nuk janë dëmtimet, por fakti që ndodhen të gjithë në pak ditë e që kanë prekur prapavijën. Po përpiqemi të kuptojmë se ku kemi gabuar sepse nuk mund të jetë thjesht rastësi”.

RIVALËT – Problemati­kat e shumta i kanë dhënë një tjetër pamje Milanit. Gatuzo e ka vënë re dhe as që mundohet ta fshehë, teksa deklaron: “Skuadra po punon me shumë gjallëri, sidomos në ditët e fundit e kam vlerësuar shpirtin e grupit. Jam i kënaqur me kontributi­n e djemve, edhe sepse nesër (sot) na pret një takim delikat. Kemi shumë probleme, por kjo as na justifikon e as na jep ndonjë alibi më shumë. Lacio është një rival cilësor, ndaj të cilit të gjithë duhet të japim diçka më shumë nga vetja. Skuadra e ka kuptuar që renditja duhet ndryshuar për mirë, por fillimisht le të jemi të qetë. Jam i bindur se do të bëjmë një ndeshje të madhe”.

SULMI – Pezullimi i Higuainit detyron aktivizimi­n e “vetmuar” të Patrik Kutrones. Argjentina­si përflitet se ka nisur të dyshojë për të ardhmen e tij si kuqezi, por Rino mbyll çdo polemikë duke shpjeguar: “Nuk ka thënë kurrë se ka ndër mend të largohet. Sa herë flasim ndodh për arsye taktike ose nervozizmi. Të gjithë e dimë se ky është i vetmi aspekt ku si Gonzalo ashtu edhe unë, mendojmë se duhet të përmirësoh­et. Kemi një raport aq të mirë, saqë për çdo dyshim e di që do të ma thoshte”.

MERKATO – Nga një sulmues te tjetri, me Zlatan Ibrahimovi­ç që duket gjithmonë e më afër këtij Milani. Gatuzo nuk e mohon ekzistencë­n e bisedimeve e aq më pak cilësitë e një lojtari si suedezit. “Kush vjen të Milani, e di çfarë duhet të japë. Ky klub nuk është parking dhe pretendohe­t gjithmonë maksimumi. I njëjti diskutim vlen për Ibrën. Nuk po them se do të vijë. Ai nuk është vetofruar. Mbase e kemi kërkuar, e mbase po mendohet. Nëse vjen, i duhet të vihet në shërbim të

grupit. E kam pasur shok, ndonjëherë edhe jemi grindur, por cilësitë nuk i vihen në diskutim. Kur shkova te Sioni, u pendova pas tri ditësh, por nuk mund të kthehesha më te Milani. Ula pretendime­t, ritmin tim dhe u përshtata”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania